☁️
Tiranë 14°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,186 ▼ -2.66% ETH $2,206 ▼ -2.46% XRP $1.3332 ▼ -1.46% SOL $82.2100 ▼ -3.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Biden për Trump: “Kaq shumë dëm e kaq shumë shkatërrim”

Për herë të parë që nga marrja e detyrës nga presidenti Trump, ish-presidenti amerikan Biden ka kritikuar ashpër politikat e presidentit të ri, Donald Trump.

Pas gati tre muajsh, ish-presidenti amerikan  Joe Biden ka kritikuar hapur për herë të parë politikat e pasuesit të tij Donald Trump.  “Mbetesh pa frymë” se sa shumë ka shkatërruar Trump në më pak se 100 ditë. Vendi nuk ka qenë kurrë kaq i ndarë.”, tha Biden në një konferencë në Çikago për personat me aftësi të kufizuara. “Ata qëllojnë fillimisht dhe pastaj marrin në shënjestër” tha ish-presidenti Biden, duke theksuar se brenda një kohe të shkurtër janë bërë shumë dëme dhe shkatërrime.

Donald Trump në Zyrën Ovale dukee folur e treguar me dy gishtat
Presidenti amerikan, Donald TrumpFotografi: Win McNamee/Getty Images

Biden kundër shkurtimeve në administratë

Biden kritikoi veçanërisht shkurtimet masive të administratës Trump për agjencinë e pensioneve “Social Security”. Ndër të tjera, ajo është përgjegjëse për shpërndarjen e pensioneve shtetërore për 68 milionë përfitues. “Ata po i presin sigurimet shoqërore me sëpatë dhe po shkarkojnë 7000 nëpunës civilë, mes tyre edhe ata më me përvojë”, kritikoi ish-presidenti. Në një kohë që sigurimet shoqërore duhet të mbrohen “për të mirën e të gjithë kombit”.  Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionet e pleqërisë. “Kjo ka të bëjë edhe me ruajtjen e marrëdhënies bazike të besimit mes shtetit dhe popullit”, u shpreh demokrati Biden. Në fjalimin e tij, Biden u shpreh mjaft i zhgënjyer edhe për polarizimin brenda popullit amerikan: “Unë merrem me këtë për një kohë shumë të gjatë,” tha Biden, dhe asnjëherë vendi “nuk ka qenë kaq i ndarë”.

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë,  Biden ka bërë disa paraqitje publike, por deri më tani i kishte shmangur kritikat ndaj Trumpit, ndryshe nga presidenti i ri, i cili rregullisht fajëson administratën Biden për shumë probleme në SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.