☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,483 ▲0.85%
DOW 51,647 ▲0.3%
NASDAQ 26,323 ▲1.16%
NAFTA 73.40 ▼3.43%
ARI 4,268 ▼2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,868 ▼ -2.15% ETH $1,735 ▼ -1.34% XRP $1.1619 ▼ -3.2% SOL $71.0400 ▼ -1.77%
S&P 500 7,483 ▲0.85 % DOW 51,647 ▲0.3 % NASDAQ 26,323 ▲1.16 % NAFTA 73.40 ▼3.43 % ARI 4,268 ▼2.59 % S&P 500 7,483 ▲0.85 % DOW 51,647 ▲0.3 % NASDAQ 26,323 ▲1.16 % NAFTA 73.40 ▼3.43 % ARI 4,268 ▼2.59 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Bido thirrje protestuesve: Pastroni protestën nga elementët antikombëtarë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, u bëri thirrje protestuesve që të distancohen nga ato që ai i cilësoi si elemente antikombëtare, duke theksuar se protesta përmban shqetësime reale të qytetarëve që meritojnë vëmendje dhe reflektim.

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Bido akuzoi Berishën, Belerin dhe Omonia-n se po i veshin protestës teza politike dhe antikombëtare.

“Qëndrimet e mia janë të qarta Kjo është një protestë energjike, një protestë kreative, një protestë e bukur, një protestë e madhe në të cilën ne kemi një problem të madh që janë disa teza antikombëtare të cilat i vishen sipër protestës përmes këtyre opinionbërësve artificial të interesave të huaja. Në këtë protestë kemi energjinë e shqiptarëve, të cilët kanë në morinë e gjërave të cilët thuhet atë protestë një sërë gjërash të cilat janë të drejta. Unë sulmoj veshjen politike të doktorit që pamë pak më parë, të Belerit që e dëgjuam më herët edhe në Parlamentin Europian, të Omonias që e pamë pak më parë, të Redi Muçit i cili ka aksione na Arameras dhe na bën pro ambientit të dhe pastaj patjetër nuk flet dot për Çamërinë sepse është vorioepiriot e të gjithë atyre të tjerëve të cilët duan t’i veshin kësaj proteste elemente të cilat janë antikombëtare. Në këtë pikë ajo çka unë kam bërë thirrje dhe vazhdoj ta bëj si thirrje është në dy drejtime. Në radhë të parë ndaj protestuesve të cilët duhet të pastrojnë protestën e tyre nga të gjitha këto elemente të cilat janë kundër interesit kombëtar në mënyrë që ajo protestë të arrijë qëllimin e vetë. E dyta është ndaj elitës intelektuale politike të këtij vendi, përfshirë Partisë Socialiste që na takon ne edhe nëse nuk pastrohet ajo protestë nga këto elemente, të dallojmë dhe të bëjmë ndarjen mes kërkesave të drejta për të cilat duhet të veprojmë dhe të reflektojmë dhe t’i japim zë përfaqësimi një brezi i cili ndjen se nuk ka brez përfaqësimi dhe të denoncojmë në mënyrë të ashpër gjithë këtë teatralitetin që ne shohim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.