☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.59 ▲1.69%
ARI 4,082 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,176 ▲ +0.59% ETH $2,353 ▲ +0.36% XRP $1.3268 ▲ +0.39% SOL $102.0600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bilanci i pagesave jo tregtare – 3 mujori, qeveria ka disbursuar 14.4 mld lekë transaksione

Qeveria shqiptare krahas pagesave normale nga thesari për transaksione të ndryshëm për investime apo shërbime publike, realizon edhe  transaksione të financimeve të huaja.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, mbi bilancin e pagesave jo tregtare te qeverisjes së përgjithshme rezulton se disbursimi i fondeve buxhetore për transaksione te financimeve te huaja kap vlerën e 14.4 miliardë lekë, nga të cilat deri më tani janë shpenzuar mbi 10 miliardë e 39 milion lekë.

Po sipas këtyre statistikave, vlerën më të madhe të disbursuar e ka zëri  mbështetje buxhetore për kredi më vlerën 10 miliardë lekë, ndërsa zëri mbështetje buxhetore për grante në vlerën 32.3 milion lekë.

Gjithashtu sipas kësaj reference, qeveria ka dhe shpenzime të tjera jo tregtare, që për periudhën 3 mujore të këtij viti kanë kapur vlerën e 5.9 milion dollarë.

Sipas të dhënave të dikasterit të financave, shpenzimet zyrtare qeveritare jashtë shtetit janë 733 mijë dollarë, nga të cilat  shpenzime udhëtimi 452 mijë dollarë, shpenzime të ambasadave(përjashtuar paga) janë në vlerën 2.5 milion dollarë, ndërsa zëri paga dhe pagesa për zyrtarët e ambasadave kap shifrën 1.1 milion dollarë.

Gjithashtu një zë i veçantë në këtë grup është  ai I pagesave të kuotave ndërkombëtare në vlerën e 18.2 mijë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.