⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,299 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.61% XRP $1.2445 ▼ -0.66% SOL $95.2600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Blakçori: Lidhja Rusi–Serbi monitorohet nga inteligjenca amerikane, Vuçiq po kërkon bosht të ri me Kinën

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare dhe ekonomike, Arxhend Blakçori, ka folur në “Përballje Podcast” për përmendjen e Kosovës në vlerësimet e inteligjencës amerikane, raportet mes Rusisë dhe Serbisë, si dhe afrimin gjithnjë e më të madh të Beogradit me Kinën.

Blakçori tha se Kosova vazhdon të shihet si aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe, veçanërisht, raportet e Serbisë me Rusinë ndiqen me vëmendje nga institucionet amerikane të sigurisë.

“Kosova historikisht, por edhe sot, është aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Blakçori në “Përballje Podcast”, në Telegrafi.

Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 dhe raporti i krijuar më pas mes Kosovës dhe SHBA-së e bëjnë rajonin një çështje me rëndësi për politikën dhe sigurinë amerikane.

Ai theksoi se një element tjetër i rëndësishëm është lidhja e vazhdueshme mes Moskës dhe Beogradit.

“Ndërlidhja Rusi–Serbi, në aspekte të ndryshme, qoftë në aspektin kulturor, religjioz, por edhe ekonomik, është një relacion që shikohet dhe analizohet ngushtë prej shërbimeve inteligjente amerikane”, deklaroi Blakçori, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, sipas tij, fuqia ekonomike e Rusisë dhe kapaciteti i saj për të zgjeruar ndikimin jashtë vendit janë dobësuar pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Ekonomia ruse nuk e ka të njëjtin ndikim që e ka pasur para luftës në Ukrainë, në kuptim të zgjerimit të ndikimit ekonomik”, tha ai.

Blakçori vlerësoi se dobësimi i kapacitetit ekonomik rus është një nga faktorët që po e shtyjnë Serbinë të forcojë lidhjet me Pekinin.

“Unë mendoj se kjo është një prej arsyeve kryesore pse presidenti serb dëshiron ta krijojë një bosht të ri të aleancave me kinezët, me presidencën kineze”, u shpreh ai.

– YouTube www.youtube.com

Sipas Blakçorit, Serbia prej kohësh përpiqet të ruajë një politikë balancuese mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, duke shfrytëzuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por njëkohësisht duke mbajtur lidhje të forta politike dhe ekonomike me Moskën dhe Pekinin.

Në “Përballje Podcast”, Blakçori analizoi më gjerësisht ndryshimet në rendin global, ndikimin ekonomik të Kinës, dobësimin e Rusisë dhe mënyrën se si këto zhvillime mund të reflektojnë edhe në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.