☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,076 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,148 ▲ +2.89% ETH $2,422 ▲ +5.5% XRP $1.3035 ▲ +1.44% SOL $94.7600 ▲ +1.14%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham premton plan 10-vjeçar për ndryshim

– Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, deklaroi në fjalimin e tij të parë përpara Downing Street se vendi ka nevojë për një “ndryshim rrënjësor” dhe premtoi se më vonë gjatë këtij viti do të paraqesë një plan 10-vjeçar për të transformuar Britaninë, sipas BBC.

Ai e cilësoi momentin si një “pikë kthese” për vendin, duke thënë se qeveria e tij synon të rikthejë besimin e publikut në politikë dhe të përmirësojë standardin e jetesës.

Burnham njoftoi se masat e para për përballimin e kostos së lartë të jetesës do të shpallen duke nisur nga dita e nesërme.

Në fjalimin e tij, Burnham u zotua të luftojë fenomenin e njerëzve që flenë në rrugë, duke synuar eliminimin e tij përmes investimeve në strehim social dhe ndërtimit të më shumë banesave publike.

Ai premtoi gjithashtu se do të respektojë angazhimet e Britanisë për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, duke theksuar se forcimi i mbrojtjes do të ecë paralelisht me investimet në shërbimet publike dhe mirëqenien sociale.

Burnham u bë kryeministri i pestë britanik në vetëm katër vjet, pasi u ftua nga mbreti në Pallatin Buckingham për të formuar qeverinë e re.

Më vonë gjatë ditës ai pritet të nisë procesin e emërimit dhe shkarkimit të ministrave, ndërsa ministri i burgjeve, Lord Timpson, dha dorëheqjen që në mëngjes, duke sinjalizuar fillimin e riorganizimit të kabinetit.

Ndërkohë, identiteti i anëtarëve të kabinetit të ri mbetet ende i panjohur. Sipas analistëve politikë, ekipi i Burnham ka ruajtur një nivel të lartë sekretese rreth përbërjes së qeverisë së re.

Pak më herët, ish-kryeministri Keir Starmer paraqiti zyrtarisht dorëheqjen e tij, duke u larguar nga Downing Street me fjalët se po largohej “me dinjitet dhe me një buzëqeshje”, duke i uruar sukses pasardhësit të tij. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.