☁️
Tiranë 32°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 82.49 ▼7.64%
ARI 4,096 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,296 ▲ +1.23% ETH $1,966 ▲ +4.33% XRP $1.1084 ▲ +0.73% SOL $76.5600 ▲ +1.89%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 82.49 ▼7.64 % ARI 4,096 ▲0.62 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 82.49 ▼7.64 % ARI 4,096 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham pret Zelensky në Londër, rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

LONDËR, 27 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham do të presë sot në Londër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai do të jetë lideri i parë i huaj që Burnham pret zyrtarisht që nga marrja e detyrës si kryeministër.

Gjatë vizitës, Burnham dhe Zelensky do të vizitojnë një bazë detare, ku Britania e Madhe do t’i transferojë Ukrainës të drejtat e pronësisë intelektuale, për sistemin e ri të luftës elektronike “Stone Cloak”, duke i mundësuar Kievit ta prodhojë atë në shkallë të gjerë.

Pajisja, me madhësinë e një tableti, bllokon zbulimin e dronëve nga forcat ruse.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka furnizuar tashmë Ukrainën me mijëra pajisje të tilla, për të forcuar operacionet me dronë.

“Britania e Madhe qëndron krah për krah me Ukrainën dhe mbështetja jonë mbetet e palëkundur”, tha Burnham, duke shtuar se Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e Londrës, për të mbështetur Ukrainën deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe afatgjatë.

Teknologjia “Stone Cloak”, e testuar tashmë në frontin e luftës në Ukrainë, pritet të integrohet edhe në gjeneratën e ardhshme të armëve britanike me rreze të gjatë veprimi, përfshirë projektin “Brakestop” për zhvillimin e raketave kruz me kosto të ulët.

Gjatë vizitës, dy liderët do të takohen edhe me mbi 200 ushtarakë ukrainas, të cilët kanë marrë pjesë gjatë tre javëve të fundit në manovrën “Exercise Sea Breeze” në Britani të Madhe, të fokusuar në rritjen e aftësive luftarake dhe operacionet kundër minave në Detin e Zi.

Burnham e ftoi Zelensky për vizitë menjëherë, pasi mori detyrën javën e kaluar dhe është zotuar të vazhdojë politikën e paraardhësit të tij, Keir Starmer, për një mbështetje të fortë ndaj Ukrainës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.