⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Deputetët rrëzojnë ligjin për legalizimin e vdekjes së asistuar

LONDËR,11 shtator / ATSH-AFP/ – Deputetët britanikë kanë votuar kundër projektligjit që do të legalizonte vdekjen e asistuar në Angli dhe Uells, duke i dhënë një goditje të fortë përpjekjeve për ndryshimin e ligjit.

Në votimin e sotëm 286 deputetë votuan kundër, ndërsa 270 pro.

Projektligji, i njohur si “Terminally Ill Adults (End of Life) Bill”, do t’u lejonte të rriturve me sëmundje terminale, të cilëve u kishin mbetur më pak se gjashtë muaj jetë, të kërkonin t’i jepnin fund jetës.

Personi duhej të ishte në gjendje të shprehte qartë dhe në mënyrë të pavarur dëshirën e tij.

Sipas propozimit, kërkesa do t’i nënshtrohej një procesi kontrolli me miratimin e dy mjekëve dhe të një paneli ekspertësh.

Mbështetësit argumentonin se ligji do t’u jepte pacientëve me sëmundje të pashërueshme më shumë kontroll mbi fundin e jetës dhe do të shmangte vuajtjet e panevojshme.

Kundërshtarët, megjithatë, paralajmëruan se ligji mund të rrezikonte të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe njerëzit vulnerabël.

Ata shprehën shqetësimin se disa pacientë mund të ndiheshin nën presion për të zgjedhur vdekjen, veçanërisht nëse përballeshin me izolim, varfëri ose mungesë të kujdesit të duhur.

Votimi shkaktoi reagime të forta nga të dyja palët.

Organizatat kundër vdekjes së asistuar e përshëndetën rezultatin si një fitore të rëndësishme, ndërsa mbështetësit e projektligjit e cilësuan atë një goditje të rëndë për njerëzit me sëmundje terminale.

Vajza e prezantueses televizive Esther Rantzen, e cila ka një diagnozë terminale, tha se ishte “plotësisht e dëshpëruar” nga rezultati.

Debati për vdekjen e asistuar pritet të vazhdojë në Britaninë e Madhe.

Sondazhet e fundit kanë treguar se rreth dy të tretat e britanikëve mbështesin legalizimin e saj, ndërsa në Skoci një projektligj i ngjashëm u rrëzua më herët gjatë këtij viti.

Në disa territore britanike, si Jersey dhe Isle of Man, legjislacioni për vdekjen e asistuar është miratuar, por ende pret miratimin mbretëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.