BM – Rekord ditor, 781 emigrantë kalojnë La Manshin
LONDËR, 24 shtator /ATSH-DPA/- Ministria e Brendshme britanike njoftoi sot në Britani të Madhe kane mbërritur dje me 10 varka 781 emigrantë, duke shënuar numrin më të lartë të mbërritjeve ditore këtë vit.
Me këto mbërritje, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka këtë vit, ka arritur në 18 565.
Megjithatë, kjo është 42% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 26% më pak se në vitin 2024.
Ministrja e Arsimit, Lucy Powell tha se nuk është e mundur të ndalohet çdo varkë që tenton të kalojë Kanalin.
Deklarata erdhi pasi dy varka arritën në bregdetin britanik pa u ndaluar nga autoritetet, brenda dy ditësh.
Në një prej rasteve, 21 persona u ndaluan pasi një varkë arriti në një plazh pranë Dover.
Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood tha se fakti që dy varkat nuk u ndaluan ishte “i papranueshëm” dhe urdhëroi një kontroll urgjent të masave të sigurisë në kufi. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.