☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,824 ▲0.65%
DOW 51,498 ▲0.45%
NASDAQ 27,630 ▲0.55%
NAFTA 89.63 ▲0.22%
ARI 4,189 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,560 ▲ +0.24% ETH $2,695 ▼ -0.16% XRP $1.5007 ▲ +0.4% SOL $120.2900 ▲ +0.33%
S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,498 ▲0.45 % NASDAQ 27,630 ▲0.55 % NAFTA 89.63 ▲0.22 % ARI 4,189 ▲0.78 % S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,498 ▲0.45 % NASDAQ 27,630 ▲0.55 % NAFTA 89.63 ▲0.22 % ARI 4,189 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kronika

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drej

Vazhdon bojkoti në gjykata, avokatët po braktisin gjyqet dhe për herë të parë edhe masat e sigurisë, ndërsa gazetarët vijojnë të paraqiten në procese si publik, për shkak se atyre u kërkohet të firmosin një formular ku u kërkohen edhe të dhënat personale. Gjyqi i radhës që dështoi është ai ndaj Erion Veliajt.

E ndarë në dy kampe, ku disa gjyqtarë refuzojnë të aplikojnë gjoba dhe disa të tjerë po dënojnë financiarisht avokatët, Gjykata e Posaçme përshkallëzoi masën e gjobitjes në gjyqin Veliaj.

Të gjithë avokatët e 11 të pandehurve që po bojkotojnë gjykimet pranë GJKKO u gjobitën me nga 50 mijë lekë, ndërsa në seancën e mëparshme, për të njëjtën mungesë, u gjobitën nga gjykata me nga dhjetë mijë lekë.

Ndërkohë, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë i bëri apel ILD-së që të nisë verifikimet për ndërhyrjen e gjykatës në profesionin e avokatisë dhe medias, jo vetëm përmes rregullores, por tanimë duke iu përshkallëzuar gjobat.

“Ne nuk tërhiqemi sepse kjo është në parimin bazë të funksionimit të gazetarisë. Po u shkel kjo, atëherë ta mbyllim avokatinë, të ikim fare. Në atë sistem e mbylli Enver Hoxha, tha: “S’dua avokta” edhe mbaroi. Sot bota është përsosur me një klik, kërkon çfarë të duash. Ku ta gjej unë, të dal jashtë. Unë e kam agjendën në celular, kur caktojmë datat, ne me axhendë dhe kemi probleme”, u shpreh Maksa Haxhia.

Prova e parë se si do ta zgjidhë gjykata mosgjetjen e një avokati për masat e sigurisë do të jetë në orët në vijim, kur do të dalë para trupës gjyqësore Greta Pepa, një grua e arrestuar për call center-at, e cila ka një foshnjë katër muajsh dhe ka përfunduar në polici së bashku me fëmijën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.