☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.73%
DOW 51,538 ▲0.53%
NASDAQ 27,668 ▲0.7%
NAFTA 89.39 ▼0.04%
ARI 4,193 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,800 ▲ +0.49% ETH $2,701 ▼ -0.17% XRP $1.5106 ▲ +1% SOL $121.2000 ▲ +1.07%
S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 % S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Franca teston për herë të parë raketën e re me aftësi bërthamore

– Franca ka testuar sot për herë të parë nga një nëndetëse raketën e re balistike “M51.3” e aftë të mbajë koka bërthamore, sipas Euronews.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi testimin si një dëshmi të rëndësishme të besueshmërisë së parandalimit bërthamor të Francës.

Raketa u lëshua nga nëndetësja me energji bërthamore “Le Vigilant, në brigjet e Bretanjës”.

Raketa nuk mbante kokë luftarake dhe përfundoi në Oqeanin Atlantik të Veriut, qindra kilometra larg çdo vije bregdetare.

Ministria franceze e Mbrojtjes tha se testimi ishte planifikuar dhe kryer në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Francës.

Presidenti Macron e ndoqi lëshimin e raketës nga anija ushtarake “Auvergne” dhe publikoi edhe një video të testimit në rrjetin X.

Në një mesazh të tij, presidenti francez shkroi se për të qenë i lirë duhet të jesh i aftë të frikësosh kundërshtarin dhe se për këtë duhet të jesh i fuqishëm.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raketa “M51.3” është pjesë e përpjekjeve të Francës për të ruajtur në afat të gjatë aftësinë operacionale dhe besueshmërinë e forcave të saj bërthamore.

Modernizimi shihet si veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur mjedisi ndërkombëtar i sigurisë është përkeqësuar.

Testimi zhvillohet në një kohë kur Franca dhe vendet e tjera evropiane janë gjithnjë e më të shqetësuara për kërcënimet që lidhen me Rusinë.

Presidenti Macron ka paralajmëruar për një rritje të agresionit dhe kërcënimeve ruse ndaj vendeve evropiane, përfshirë sulme hibride që Perëndimi ia atribuon Moskës.

Në shtator, Macron deklaroi se këto veprime nuk do të mbeteshin pa përgjigje.

Sipas tij, ndryshimi i situatës së sigurisë në Evropë kërkon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të parandalimit.

Franca është e vetmja fuqi bërthamore e Bashkimit Evropian.

Ajo zotëron një forcë bërthamore të bazuar kryesisht në nëndetëset strategjike dhe avionët luftarakë.

Kjo e bën arsenalin francez një element të rëndësishëm të sigurisë evropiane.

Në fillim të këtij viti, Macron propozoi që partnerët evropianë të përfshiheshin në një kuadër më të avancuar të parandalimit francez.

Ideja synon të forcojë sigurinë e Evropës përballë kërcënimeve të reja, ndërsa Franca ruan kontrollin mbi vendimin për përdorimin e armëve të saj bërthamore. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.