☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.73%
DOW 51,538 ▲0.53%
NASDAQ 27,668 ▲0.7%
NAFTA 89.39 ▼0.04%
ARI 4,193 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,800 ▲ +0.49% ETH $2,701 ▼ -0.17% XRP $1.5106 ▲ +1% SOL $121.2000 ▲ +1.07%
S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 % S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet m

Ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale kanë qenë në fokus të një diskutimi me zëvendës-ministren e Drejtësisë, Elona Hoxha, në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv.

Hoxha tha se këto ndryshime vijnë si rezultat i problematikave të evidentuara gjatë zbatimit të kodit aktual, por edhe në kuadër të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe nevojës për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Zëvendësministrja Hoxha, thotë se synimi i këtyre ndryshimeve është i qartë: “vendosja e një ekuilibri midis luftës kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë proceseve penale”.

Hoxha thekson se një sërë raportesh ndërkombëtare e cilësojnë Shqipërinë si “delja e zezë” për sa i përket paraburgimit. “Edhe kryeministri Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kod e cilësoi që norma e paraburgimit në Shqipëri është dy herë më e lartë se në Rusi”, tha ajo.

“Aktualisht që flasim janë rreth 2300-2500 të paraburgosur, të cilët vuajnë dënimin pa një vendim të formës së prerë. Ata vuajnë dënimin dhe ende nuk e dinë nëse do të shpallen fajtorë nga gjykata ose jo”, u shpreh zëvendësministrja.

Sipas Hoxhës, qëllimi i ndryshimeve të 105 neneve të Kodit të Procedurës Penale është vendosja e një ekuilibri midis luftës kundër kriminalitetit me mjete më të forta, kontrollit më të shtuar përmes gjykatës dhe garantimit të të drejtave themelore të njeriut.

“Ndryshimi kryesor që sjell Kodi i Procedurës Penale në këtë fazë që ne propozojmë është që privimi i lirisë, apo masa e ‘arrestit me burg’ të jetë masa e fundit që propozohet nga gjykata. Sepse jemi në kushtet që paraburgimi është plotë”, deklaroi Hoxha.

Ajo nënvizoi se nevojitet një qasje e re ndaj drejtësisë, ku krahas vendimit gjyqësor të merret në konsideratë edhe dimensioni social i tij. “Jemi në kushtet kur duhet të besojmë dhe të jemi me kulturën që duhet të kemi si qytetarë, si institucione të drejtësisë, që Drejtësia nuk është vetëm dhënia e një vendimi, por ka edhe pjesën sociale brenda, edhe pjesën empatike, edhe pjesën e riintegrimit dhe rehabilitimit.”

Sipas zëvendësministres, që nga viti 1995, Kodit të Procedurës Penale po i rishikohet për herë të parë legjitimiteti i dhënies së fajësisë. “Kemi 2 pragje që vendosen. Masa shtrënguese për vepra që dënohen deri në 3 vite dhe arresti me burg nuk mund të jepet për vepra që dënohen deri në 5 vite”, tha ajo.

Ndryshimet janë ende në fazën e konsultimeve dhe nuk kanë kaluar në procesin e miratimit. “Në vijim do të ketë edhe tryeza të dedikuara, me pjesëmarrjen edhe të Ministrisë së Drejtësisë, edhe të Sekretariatit teknik. Ky është një proces që vazhdon. Është thjeshtë në kuadrin e propozimeve, ende nuk kemi arritur në fazën e miratimit.”

Hoxha bëri të ditur se pas përfundimit të konsultimeve, propozimet do t’i nënshtrohen shqyrtimit në komisionet parlamentare, ku mund të paraqiten komente dhe sugjerime të tjera. “Pas përfundimit të konsultimeve do t’i nënshtrohet komisioneve parlamentare, që dhe aty mund të ketë komente dhe sugjerime të tjera. Deri në datën 28 tetor presim komente nga grupet e interesit. Më pas kalojmë kë komisionet parlamentare, por që edhe aty mund të ketë elementë të tjerë shtesë”, njoftoi Hoxha.

Zëvendësministrja e Drejtësisë e lidhi ndryshimin e Kodit edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Tani ishte koha, në kilometrin e fundit drejt BE-së, do të duhen që disa nga ligjet tona të jenë në përputhje edhe me direktivat e BE-së. Kjo është një nga ato që duhet të jetë e tillë.”

“Do të duhet që gjatë 2027-ës ne do të duhet të jemi në vrap pune për të përafruar të gjitha ligjet me BE-në”, përfundoi zëvendësministrja Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.