☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,940 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.86% XRP $1.2551 ▲ +0.4% SOL $95.3000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Borchardt: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt theksoi sot se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar.

“Për momentin e sigurt është që kemi një datë zgjedhjesh 30 qershor. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar”, tha Borchardt në një prononcim për mediet.

I pyetur nëse shtyrja do të ishte një zgjidhje, ai tha se, “sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”.

Borchardt u shpreh se OSBE inkurajon palët politike të gjejnë një zgjidhje, por u takon atyre të gjejnë zgjidhjen e duhur.

“Inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, t’u tregojmë atyre se cilat zgjidhje funksionojnë më mirë se të tjerat, por u takon atyre të vendosin zgjidhjen. Se cila zgjidhje funksionon në një vend, ky është një vendim që i takon sovranit dhe një vendimi sovran. Politikanët vetë duhet të marrin vendimin e tyre për një zgjidhje”, tha Borchardt.

Më herët, kreu i OSBE-së Bernd Borchardt pati një takim me drejtuesit e disa partive opozitare, PDBNJ, PR, PAA dhe  PDK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.