☁️
Tiranë 34°C · Vranët 25 August 2026
S&P 500 7,667 ▲0.18%
DOW 53,481 ▲0.12%
NASDAQ 26,102 ▲0.47%
NAFTA 81.69 ▼3.91%
ARI 4,716 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,294 ▲ +0.06% ETH $2,475 ▼ -0.75% XRP $1.4723 ▼ -1.91% SOL $97.9200 ▲ +1.29%
S&P 500 7,667 ▲0.18 % DOW 53,481 ▲0.12 % NASDAQ 26,102 ▲0.47 % NAFTA 81.69 ▼3.91 % ARI 4,716 ▲0.38 % S&P 500 7,667 ▲0.18 % DOW 53,481 ▲0.12 % NASDAQ 26,102 ▲0.47 % NAFTA 81.69 ▼3.91 % ARI 4,716 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Boris Johnson: Kriza e koronavirusit, katastrofë! Kemi përjetuar një tronditje të thellë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.

Ai tha se qeveria detyrohet t’iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë”, tha Johnson.

“Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000.

Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave: mbi 43,600.

Gjatë krizës me koronavirus, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani.

Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë funta. Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.