Bosnja në gjendje alarmi pas një sulmi terrorist kundër një komisariati policie
Forcat boshnjake të policisë ishin sot të alarmuar pas një sulmi terrorist, kryer nga një islamik, ndërkohë që autoritetet dyshojnë për zhvillime më të rënda.
“Pas hetimit dje në mbrëmje në vendin e sulmit, ne do të kërkojmë të kuptojmë motivacionet e këtij akti kriminal”, deklaroi për shtypin ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektic.
“Ne duhet të kuptojmë se si është planifikuar ky akt dhe gjithashtu nëse ka pasur një kontekst më të gjërë kur është bërë planifikimi”, shtoi ministri.
Policia theksoi se kishte arrestuar një të dyshuar dhe disa persona ishin marrë në pyetje nga hetuesit.
Në këtë sulm të kryer dje në mbrëmje nga një 24-vjeçar, që mendohet të ketë lidhje me ”lëvizjen wahhabite”, sipas policisë, një polic u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Lokaliteti i Zvornikut ndodhet në entitetin e serbëve të Bosnjës, Republika Srpska, presidenti i të cilës, Milorad Dodik e dënoi menjëherë si një sulm terrorist.