☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.58 ▼4.36%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▼ -0.06% ETH $2,288 ▲ +0.74% XRP $1.2498 ▼ -0.42% SOL $94.0100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Milei supersticioz: Nuk do të jem në stadium për finalen Spanjë-Argjentinë

BUENOS AIRES, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti argjentinas, Javier Milei njoftoi sot se nuk do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur finalen kundër Spanjës, por do ta shikojë atë në televizor, për shkak të supersticionit.

Kur u pyet nga një gazetar i radios ”El Observador” nëse do të shkonte në Shtetet e Bashkuara, Javier Milei u përgjigj kategorikisht “jo, absolutisht jo. Do të vazhdoj t’i shikoj ndeshjet nga Olivos (rezidenca presidenciale), njësoj si ditën e parë”.

Milei tha se i shihte ndeshjet e Albicelestes në sallën e kinemasë së rezidencës së Olivos, i shoqëruar nga motra e tij Karina, sekretarja e përgjithshme e Presidencës.

Dhe ai ndau një lajm të shkurtër rreth një rituali me fat gjatë këtij Kupe Bote.

Ai do ta shihte ndeshjen i veshur me një xhaketë të trashë nga kompania e naftës YPF, të cilën e kishte veshur gjatë çerekfinales Argjentinë-Zvicër (3-1).

“Meqenëse bën ftohtë dhe unë nuk e ndez sistemin e ngrohjes, përdora një xhaketë nga kompania e naftës, e cila më mbajti shumë ngrohtë ditën e ndeshjes kundër Zvicrës”, tregoi presidenti.

“Kur e hoqa, pësuam një gol, kështu që e vesha përsëri dhe nuk e kam hequr që atëherë”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës do të marrë pjesë në finalen e së dielës në East Rutherford, një periferi të Nju Jorkut.

”Edhe presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë gjithashtu i pranishëm në finale”, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.