🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,432 ▼ -0.06% ETH $2,403 ▲ +0.4% XRP $1.3086 ▼ -0.03% SOL $103.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Brexit do ta zvogëlojë ekonominë e BE-së për 2.8 trilionë dollarë

Duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2.8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.

Pas largimit të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i BE-së të zvogëlohet për 2.8 trilionë dollarë.
Sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë. Kontribut më të madh në këtë shifër ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me 2 trilionë e 849 miliardë dollarë. Shifra në fjalë përkon me 17.6 përqind të PBB-së së përgjithshme të BE-së.
Edhe këtë vit pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin 2 trilionë e 761 miliardë dollarë. Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë PBB prej 16 trilionë e 477 dollarëve, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë.
Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2.8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.
Përveç pjesës në PBB-në e BE-së, shifrat po ashtu tregojnë se Britania ka rëndësi të madhe për BE-në edhe nga aspekti i popullsisë. Nga popullsia totale e BE-së e cila vitin e kaluar kishte 507.4 milionë banorë, 65.1 milionë banorë jetojnë në Britani.Ndërkaq, këtë vit pritet që popullsia e BE-së të shënojë rritje në 509.6 milionë, ndërsa ajo e Britanisë në 65.6 milionë banorë. Pa Britaninë, pritet që popullsia e BE-së të zvogëlohet për 66 milionë banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.