☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​“Britmat e tyre më kujtohen ende”, shtëpia e masakrës me 11 viktima shndërrohet në muze

Shtëpia në Lagjen e Boshnjakëve, ku gjatë luftës në Kosovë u vranë 11 civilë shqiptarë nga forcat serbe, është shndërruar në muze kujtese në nderim të jetës dhe sakrificës së viktimave.

Gjatë ceremonisë, familjarë të viktimave kujtuan ngjarjet tragjike që ndodhën në këtë shtëpi, duke rrëfyer momentet e fundit të më të dashurve të tyre.

“Po në këtë oborr, në këtë shtëpi, është bërë masakra më e madhe. Kemi qenë familjarë gjatë rrugës, krejt rrugën na kanë sjellë këtu. Këtu i kanë ndalur nëntë veta, i kanë mbështetur për muri dhe i kanë zgjedhur djemtë më të rinj. Prej aty na kanë maltretuar, na kanë plaçkitur dhe na kanë larguar. Nëntë veta i kanë ndalur te muri dhe u kanë thënë: ‘Ju për Shqipëri’. Katër veta këtu janë vrarë, jo vetëm që janë vrarë, por edhe janë djegur. Britmat e tyre më kujtohen ende, kanë shkuar në hava. Çka kanë bërë ata ndaj popullatës civile, vetëm Zoti ua ktheftë”, tha familjarja.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se vendet ku janë kryer krime nga forcat serbe po shndërrohen në hapësira të kujtesës kolektive.

“Ju falënderoj shumë për pritjen në një ditë të dhimbshme, një ditë në të cilën megjithatë jemi më të fortë se kurrë. Në njërën anë, Kosova është republikë e pavarur që po përforcohet me ushtrinë dhe sigurinë, ndërsa në anën tjetër të gjitha këto vende të masakrave dhe krimeve të Serbisë, që përbëjnë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid, po i shndërrojmë në vende të kujtesës kolektive që do të ndihmojnë për dokumentimin e krimeve për brezat e rinj, si dhe për drejtësi ndaj atyre kriminelëve, qofshin ekzekutues apo urdhërdhënës”, tha Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.