⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,877 ▼ -1.28% ETH $1,629 ▼ -1.37% XRP $0.9216 ▼ -2.06% SOL $70.0400 ▼ -1.45%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Brooklyn mungon në ceremoninë e tij, reagon David Beckham

David Beckham ka refuzuar të komentojë publikisht për raportet e vazhdueshme mbi konfliktin me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham.

Gjatë një interviste për Variety, ish-futbollisti u pyet për ndikimin që kanë pasur raportimet mediatike mbi tensionet familjare, por ai vendosi të mos japë detaje.

“Të jem i sinqertë, më vjen keq që po ju ndërpres, por kjo është një çështje private. Është e vetmja gjë për të cilën nuk dua të flas,” tha Beckham.

Deklarata erdhi në të njëjtën ditë kur 51-vjeçari u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, një moment i rëndësishëm në karrierën e tij.

Në ceremoni, David u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, dhe tre fëmijët e tyre, Romeo, Cruz dhe Harper. Megjithatë, Brooklyn Beckham mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme familjare.

Mediat ndërkombëtare raportojnë prej muajsh për një përçarje mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes Beckham. Situata u bë edhe më e tensionuar pas deklaratave publike të Brooklyn në fillim të vitit, ku ai akuzoi prindërit e tij për ndërhyrje në jetën e tij private dhe martesën me Nicola Peltz.

Pavarësisht polemikave, David Beckham theksoi gjatë intervistës se familja mbetet prioriteti i tij kryesor.

“Familja vjen gjithmonë e para. Ky ka qenë gjithmonë prioriteti ynë dhe është arsyeja pse kemi funksionuar për kaq shumë vite,” u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.