☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.96 ▼0.59%
ARI 4,136 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,912 ▲ +0.85% ETH $1,922 ▲ +0.75% XRP $1.0831 ▲ +0.55% SOL $74.3200 ▲ +1.02%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.96 ▼0.59 % ARI 4,136 ▲0.95 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.96 ▼0.59 % ARI 4,136 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE investon 2,4 miliardë dollarë për IA-në, hyn fuqishëm në garë me SHBA-në dhe Kinën

– Bashkimi Evropian do të investojë 10 miliardë euro (11,4 miliardë dollarë) për ndërtimin e shtatë qendrave gjigante të inteligjencës artificiale (IA), në përpjekje për të arritur nivelin e SHBA-së dhe Kinës në këtë teknologji, sipas AP.

Komisioni Evropian shpreson që ky financim publik, të tërheqë edhe 20 miliardë euro investime private, duke e çuar vlerën totale të projektit në rreth 30 miliardë euro.

Henna Virkkunen, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian përgjegjëse për teknologjinë, tha se Evropa ka nevojë urgjente, për kapacitete shumë të mëdha kompjuterike, pasi zhvillimi i inteligjencës artificiale po përshpejtohet me ritme të larta.

BE-ja po përpiqet të forcojë atë që e quan “pavarësi teknologjike” – që do të thotë – të mos varet nga kompanitë dhe teknologjitë e vendeve të tjera.

Zyrtarët evropianë shqetësohen se kjo varësi, mund të përdoret si mjet presioni politik ose ekonomik ndaj Evropës.

Kompanitë tashmë, mund të aplikojnë për ndërtimin e këtyre qendrave të reja, të cilat do të pajisen me të paktën 100 mijë procesorë shumë të avancuar për inteligjencën artificiale.

Këto qendra do të jenë rreth katër herë më të fuqishme se ato që funksionojnë aktualisht, në Bashkimin Evropian.

Sot, BE-ja ka 19 qendra të mëdha kompjuterike për IA-në, të shpërndara nga Finlanda deri në Spanjë. Me ndërtimin e shtatë qendrave të reja, kapaciteti i saj llogaritës, do të dyfishohet.

Megjithatë, sipas një vlerësimi të vitit 2025 nga Rezerva Federale e SHBA-së, Evropa mbetet shumë prapa SHBA-së dhe Kinës në fushën e inteligjencës artificiale.

Kina ka kapacitete shumë të mëdha energjetike, për të furnizuar qendrat e të dhënave, ndërsa SHBA tërheq pjesën më të madhe të investimeve private në IA.

Një tjetër problem është se, Evropa prodhon shumë pak nga komponentët elektronikë, që nevojiten për ndërtimin e këtyre qendrave, ndërsa çmimi i energjisë elektrike në BE është dy deri në tre herë më i lartë se në SHBA dhe Kinë.

Një raport i Komisionit Evropian, paralajmëron se bizneset dhe institucionet evropiane do të vazhdojnë të mbështeten te kompanitë amerikane të inteligjencës artificiale, duke dobësuar zhvillimin e alternativave evropiane.

Raporti thekson gjithashtu se kjo varësi mund të rrezikojë sigurinë e të dhënave dhe vazhdimësinë e shërbimeve në raste krizash.

Aktualisht, kompania franceze “Mistral AI” operon një nga qendrat më të mëdha të inteligjencës artificiale në BE dhe ka zhvilluar chatbot-in “Le Chat”, por ende mbetet pas kompanive amerikane si “OpenAI”, krijuese e “ChatGPT”, dhe rivalëve kinezë si “DeepSeek”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar vazhdimisht se Evropa duhet të krijojë kompani të fuqishme vendase në fushën e inteligjencës artificiale, në mënyrë që të mos mbetet pas fuqive të tjera.

Komisioni Evropian theksoi se sistemet e inteligjencës artificiale, të zhvilluara në këto qendra, do të respektojnë standardet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë dhe etikën.

Ndërkohë, në qershor, 40 kryetarë bashkish nga e gjithë bota, nënshkruan një marrëveshje për të kufizuar ndikimin negativ, që ndërtimi i qendrave të mëdha të inteligjencës artificiale mund të ketë mbi burimet natyrore, konsumin e energjisë dhe objektivat klimatike të qyteteve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.