☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,799 ▼0.16%
DOW 51,818 ▲0.32%
NASDAQ 27,231 ▼0.49%
NAFTA 93.59 ▲1.89%
ARI 4,193 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,504 ▼ -1.4% ETH $2,516 ▼ -0.76% XRP $1.3620 ▼ -3.34% SOL $107.6900 ▼ -3.43%
S&P 500 7,799 ▼0.16 % DOW 51,818 ▲0.32 % NASDAQ 27,231 ▼0.49 % NAFTA 93.59 ▲1.89 % ARI 4,193 ▼0.54 % S&P 500 7,799 ▼0.16 % DOW 51,818 ▲0.32 % NASDAQ 27,231 ▼0.49 % NAFTA 93.59 ▲1.89 % ARI 4,193 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja kërkon masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale, synon objektivin prej 1,5°C

LUKSEMBURG, 12 tetor /ATSH-DPA/- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord për qëndrimin që do të mbajnë në konferencën e OKB-së për klimën, e cila do të zhvillohet në nëntor.

Ministrat do të kërkojnë përshpejtimin e kalimit drejt energjisë së pastër, edhe pse objektivi aktual për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius ka gjasa të tejkalohet këtë vit.

Vendet anëtare bënë thirrje për masa urgjente dhe ambicioze kundër ndryshimeve klimatike, si dhe për veprime të shpejta, të mbështetura në të dhënat shkencore dhe në bashkëpunimin mes shteteve, për të kufizuar ngrohjen e planetit.

Sipas deklaratës së publikuar pas takimit të ministrave të Mjedisit të BE-së në Luksemburg, qëllimi mbetet të kufizohet ngrohja globale në 1,5°C, edhe nëse kjo shifër tejkalohet përkohësisht.

Vendet mbështesin një qasje që parashikon tejkalimin e përkohshëm të kufirit, arritjen e pikës kulmore të temperaturave dhe më pas uljen e tyre.

Ministrat theksuan se duhet të shmanget çdo rritje e mëtejshme e temperaturës, qoftë edhe me një pjesë të vogël të gradës, dhe se bota duhet të rikthehet në rrugën e përputhshme me objektivin prej 1,5°C, bazuar në të dhënat më të mira shkencore.

Objektivi u përcaktua nga komuniteti ndërkombëtar në Konferencën e OKB-së për Klimën në Paris, në vitin 2015.

Ai synon që temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës të mos rritet me më shumë se 1,5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para industrializimit, kur përdorimi masiv i qymyrit, naftës dhe gazit nuk kishte nisur ende.

Në konferencën e ardhshme, që do të mbahet në Antalia të Turqisë, BE-ja synon të përqendrohet te zbatimi konkret i angazhimeve të marra nga shtetet.

Këtu përfshihen edhe kontributet kombëtare për klimën, planet që secili vend paraqet për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë ngrohjen globale.

Qëndrimi i BE-së thekson gjithashtu planin për të hequr gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile, si qymyri, nafta dhe gazi natyror.

“Është e rëndësishme që ne, si evropianë, të hyjmë në negociata me një qëndrim të bashkuar”, deklaroi ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider.

Ai tha se pjesëmarrësit në konferencë synojnë t’i japin një shtysë të re kalimit nga lëndët djegëse fosile drejt burimeve më të pastra të energjisë dhe të nxisin përdorimin e zgjidhjeve të qëndrueshme elektrike.

Sipas Schneider, këto ndryshime janë të nevojshme për të mbajtur gjallë objektivin e kufizimit të ngrohjes globale në 1,5°C, por njëkohësisht mund të krijojnë edhe mundësi të mëdha ekonomike./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.