☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,834 ▲0.35%
NASDAQ 27,255 ▼0.41%
NAFTA 93.57 ▲1.87%
ARI 4,189 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,788 ▼ -1.15% ETH $2,520 ▼ -0.61% XRP $1.3672 ▼ -3.02% SOL $108.3500 ▼ -2.76%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,834 ▲0.35 % NASDAQ 27,255 ▼0.41 % NAFTA 93.57 ▲1.87 % ARI 4,189 ▼0.65 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,834 ▲0.35 % NASDAQ 27,255 ▼0.41 % NAFTA 93.57 ▲1.87 % ARI 4,189 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Oda e Farmacistëve kundërshton aktgjykimin e Supremes për specializimin në Biokimi Klinike

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka shprehur mospajtimin me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të 17 shtatorit 2026, me të cilin është shfuqizuar pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, që lidhet me farmacistët.

Në një reagim publik, OFK ka vlerësuar se aktgjykimi përmban kundërthënie dhe mangësi thelbësore, të cilat, sipas saj, kanë pasoja të drejtpërdrejta për shkollimin specialistik të farmacistëve në Kosovë.

Rasti lidhet me padinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës kundër Ministrisë së Shëndetësisë.

Oda ka ngritur pikëpyetje për dokumentacionin e përdorur gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se në mesin e provave të administruara figuron një dokument i emërtuar “Udhëzimi Administrativ nr. xx/2025”, për të cilin, sipas saj, nuk është sqaruar statusi juridik, prejardhja dhe rëndësia provuese.

Sipas OFK-së, aktgjykimi nuk identifikon ndonjë dispozitë konkrete të Ligjit për Shëndetësi që është shkelur me përfshirjen e farmacistëve në fushat specialistike të përcaktuara në pikën C.

Oda vlerëson se arsyetimi i Gjykatës mbështetet në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji, të cilat përcaktojnë qëllimin dhe fushëveprimin e tij, por nuk rregullojnë drejtpërdrejt kriteret e specializimit dhe as nuk përmbajnë ndalim për farmacistët.

Në reagim, OFK ka theksuar se aktgjykimi nuk trajton nenin 69 të Ligjit për Shëndetësi, që njeh farmacistin specialist, dhe as nenin 72, që rregullon shkollimin specialistik.

Një tjetër çështje e ngritur nga Oda është fakti se farmacistëve u ishte lejuar edhe më herët ndjekja e specializimit në Biokimi Klinike.

Sipas qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të pasqyruar në aktgjykim, një mundësi e tillë ishte paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ nr. 03/2013 për Shkollimin Specialistik.

OFK ka kritikuar Gjykatën edhe për vlerësimet lidhur me përmbajtjen dhe barasvlerësinë e programeve akademike, duke pretenduar se në aktgjykim nuk janë identifikuar ekspertiza përkatëse apo prova të verifikueshme që mbështesin këto përfundime.

Sipas Odës, një vlerësim i tillë do të duhej të përfshinte krahasimin e kurrikulave, përmbajtjes së studimeve, kohëzgjatjes së trajnimit praktik dhe kompetencave profesionale që fitohen gjatë studimeve dhe specializimit.

OFK ka vënë në pikëpyetje edhe arsyetimin për shfuqizimin vetëm të pikës C të Shtojcës 2, ndonëse, sipas saj, mangësia e konstatuar nga Gjykata lidhet me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026.

Oda ka theksuar se nuk kërkon shfuqizimin e tërë udhëzimit administrativ, por kundërshton, siç thotë, mungesën e një arsyetimi të qëndrueshëm për pasojat që rëndojnë vetëm mbi farmacistët.

Në fund të reagimit, OFK ka bërë të ditur se do t’i ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të farmacistëve.

Ajo ka paralajmëruar se shqyrtimi i veprimeve, mosveprimeve dhe përgjegjësive të mundshme ligjore do të përfshijë të gjithë akterët e procesit, pa përjashtuar asnjërën nga palët dhe pa paragjykuar përgjegjësinë individuale apo institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.