BRUKSEL – NATO: Nuk duam luftë, por do të përgjigjemi nëse sulmohemi
– Ne nuk duam luftë, por nëse do të sulmohemi, do të luftojmë”, deklaroi Komandanti Suprem i NATO-s, Alexus Grynkewich, gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë në Varshavë, shkruan tgcom24.it.
Ndërkohë, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vijon edhe në rrugët diplomatike. Tensionet e larta mes liderëve kanë mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dielën, më 11 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi hyrjen e menjëhershme në fuqi të një armëpushimi për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, duke pretenduar se Moska dhe Kievi e kishin pranuar marrëveshjen.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina është “e gatshme të nënshkruajë garanci me Shtetet e Bashkuara”, për të formalizuar angazhimin e saj për respektimin e një armëpushimi energjetik.
Megjithatë, ai theksoi se edhe Rusia duhet të dëshmojë se e pranon marrëveshjen.
“Ne nuk duam një armëpushim, duam një paqe të qëndrueshme dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta realizuar atë”, u përgjigj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërkohë, në terren, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur në orët e fundit si pasojë e një sulmi me raketa ruse në periferi të qytetit të Kharkivit.
Moska ka goditur gjithashtu disa centrale elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në zona të ndryshme të Ukrainës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.