🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.51 ▼1.45%
ARI 4,108 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,139 ▼ -2.38% ETH $2,107 ▼ -5.86% XRP $1.0784 ▼ -7.15% SOL $85.9200 ▼ -3.86%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.51 ▼1.45 % ARI 4,108 ▲0.81 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.51 ▼1.45 % ARI 4,108 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE optimiste e kujdesshme për miratimin e 45 miliardë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën

BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioneri evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, deklaroi sot se është optimist, por i kujdesshëm se Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje ta mbështesë Ukrainën me 45 miliardë euro të tjera (50,3 miliardë dollarë), përveç financimit të miratuar tashmë.

Bashkimi Evropian aktualisht po i ofron Kievit një hua mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026 dhe 2027.

Megjithatë, në tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të BE-së se Ukrainës i nevojiten edhe 70 miliardë euro të tjera në vitin 2027 për mbrojtjen, armatimet dhe qëndrueshmërinë.

”Po punojmë për të mbuluar mungesën e financimit të Ukrainës, e cila ka rezultuar më e madhe nga sa pritej”, u tha Dombrovskis gazetarëve në Bruksel, ndërsa mbërriti në një takim të ministrave të Financave të BE-së.

”Komisioni Evropian po përgatit aktualisht një propozim për të mbuluar rreth dy të tretat e nevojave shtesë financiare të Ukrainës, ose 45 miliardë euro të tjera”, tha komisioneri.

Sipas tij, krijimi i një huaje të garantuar nga asetet ruse të ngrira në BE, e ngjashme me huan prej 90 miliardë eurosh të miratuar tashmë, është një nga opsionet kryesore që po shqyrtojmë aktualisht.

”Jam optimist, por i kujdesshëm, se do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje dhe të sigurojmë këtë financim shtesë prej 45 miliardë eurosh, përveç shumës së parashikuar tashmë”, deklaroi Dombrovskis.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë ndihmën shtesë për Kievin gjatë takimeve të ardhshme.

Samiti i radhës i udhëheqësve evropianë është planifikuar të mbahet këtë javë në Dublin. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.