Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 02 September 2026
S&P 500 7,672 ▲0.53%
DOW 53,014 ▲0.47%
NASDAQ 26,221 ▲0.46%
NAFTA 91.34 ▲1.24%
ARI 4,417 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,462 ▲ +0.47% ETH $2,397 ▼ -0.74% XRP $1.3421 ▼ -0.79% SOL $99.5000 ▼ -0.38%
S&P 500 7,672 ▲0.53 % DOW 53,014 ▲0.47 % NASDAQ 26,221 ▲0.46 % NAFTA 91.34 ▲1.24 % ARI 4,417 ▲0.46 % S&P 500 7,672 ▲0.53 % DOW 53,014 ▲0.47 % NASDAQ 26,221 ▲0.46 % NAFTA 91.34 ▲1.24 % ARI 4,417 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kallas: BE të rishqyrtojë vizat për rusët për shkak të shqetësimeve për sabotim

Disa ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ngritur shqetësime se vizat turistike ruse mund të përdoren për të lehtësuar operacionet e sabotimit brenda Bashkimit Evropian, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media pas një takimi joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Wicklow të Irlandës, Kallas tha se gjatë diskutimeve “shumë” ministra theksuan se BE-ja duhet të kufizojë vizat për shtetasit rusë.

E pyetur nëse kishte informacione se njëri prej të dyshuarve që mund të qëndrojë pas sulmit me dron në Leipzig të Gjermanisë kishte hyrë në Bashkimin Evropian me vizë turistike italiane, Kallas tha se një rast i tillë do të nënvizonte rreziqet e sigurisë që paraqesin vizat turistike ruse.

“Nëse kjo është e vërtetë, kjo tregon shumë qartë se vizat janë mjet i këtyre njerëzve që synojnë t’i bëjnë dëm Bashkimit Evropian për të hyrë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

“Ka pasur mbështetje të gjerë për vendosjen e një ndalimi në nivel të BE-së për hyrjen e ish-luftëtarëve rusë dhe për kufizime më të ashpra të vizave për turistët rusë”, shtoi ajo.

Kallas tha gjithashtu se BE-ja, së bashku me Komisionin Evropian, po punon për propozime të reja për forcimin e zbatimit të sanksioneve.

Ajo tha se disa ministra kanë ngritur sërish çështjen e përdorimit të aseteve ruse të bllokuara, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë.

Kallas tha gjithashtu se ministrat diskutuan se ku politika e jashtme e BE-së funksionon në mënyrë efektive, ku është tepër e ngadaltë dhe se si blloku mund ta shfrytëzojë më mirë ndikimin e tij ekonomik dhe politik.

Ajo tha se mes vendeve anëtare kishte mbështetje të gjerë për ruajtjen e strukturës aktuale institucionale, por se ajo duhet të zbatohet në mënyrë më efektive.

Kallas bëri gjithashtu thirrje për përdorim më të madh të mekanizmave të parashikuar në traktatet e BE-së, përfshirë abstenimin konstruktiv, i cili i lejon një shteti anëtar të mos e bllokojë një vendim, pa qenë i detyruar ta zbatojë atë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan gjithashtu për përkeqësimin e situatës në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.