☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,758 ▼ -0.52% ETH $2,418 ▼ -1.47% XRP $1.3061 ▼ -2.46% SOL $104.3800 ▼ -1.43%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Merz: Migracioni i parregullt, një nga problemet më të mëdha të BE-së

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot, në një samit të Bashkimit Evropian, se mbetet ende shumë për t’u bërë për çështjen e migracionit, pavarësisht se numri i mbërritjeve në BE, është ulur dhe janë miratuar rregulla të reja evropiane për azilin.

“Pothuajse të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e shohin tashmë situatën në të njëjtën mënyrë. Kemi një problem të madh, i cili rëndon ndjeshëm shoqëritë tona”, tha Merz në samitin e BE-së në Bruksel.

Ai u shpreh se ishte plotësisht dakord me këtë vlerësim.

“Migracioni i parregullt është një nga problemet më të mëdha që kemi në Evropë”, shtoi ai.

Merz foli për këtë çështje në kuadër të një diskutimi mbi mësimet që duhen nxjerrë nga kriza e migracionit në Ceuta.

Në fund të korrikut, rreth 80 000 migrantë mendohet se kishin hyrë nga Maroku në Ceuta, një territor spanjoll në Afrikën e Veriut.

Sipas qeverisë në Madrid, shumica e tyre u kthyen vullnetarisht në Marok brenda një kohe shumë të shkurtër.

Të paktën 140 persona humbën jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në Ceuta.

Organizatat humanitare vlerësojnë se numri i viktimave ishte dukshëm më i lartë.

Kancelari austriak, Christian Stocker kërkoi në samitin e BE-së, që të krijohen më shumë mundësi ligjore për t’iu përgjigjur situatave, kur mbërrijnë një numër shumë i madh migrantësh, siç ndodhi në Ceuta.

Ai kërkoi veçanërisht që, në rrethana të tilla, shtetet të kenë të drejtën të mos pranojnë kërkesat për azil.

Edhe qeveria greke po kërkon krijimin e një baze ligjore, që do të lejonte një mundësi të tillë.

Në të kaluarën, Greqia e ka pezulluar dy herë shqyrtimin e kërkesave për azil.

Rasti i fundit ishte në vitin 2025, kur vendi e pezulloi këtë proces për tre muaj, për shkak të rritjes së fortë të numrit të personave, që mbërrinin me varka nga Libia në Kretë dhe në ishullin Gavdos.

Megjithatë, rregullat e BE-së për migracionin nuk parashikojnë shprehimisht pezullimin e plotë të së drejtës për të kërkuar azil.

Një nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare është parimi i moskthimit të detyruar.

Sipas këtij parimi, një shtet nuk mund ta kthejë ose ta dëbojë një person drejt një vendi ku ai rrezikon të përndiqet, të torturohet ose t’i nënshtrohet trajtimeve të tjera që shkelin të drejtat e njeriut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.