☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,640 ▲0.11%
DOW 52,955 ▲0.36%
NASDAQ 26,104 ▲0.02%
NAFTA 89.46 ▼0.84%
ARI 4,413 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,132 ▼ -1.3% ETH $2,403 ▼ -1.78% XRP $1.3385 ▼ -2.79% SOL $99.0400 ▼ -3.2%
S&P 500 7,640 ▲0.11 % DOW 52,955 ▲0.36 % NASDAQ 26,104 ▲0.02 % NAFTA 89.46 ▼0.84 % ARI 4,413 ▲0.38 % S&P 500 7,640 ▲0.11 % DOW 52,955 ▲0.36 % NASDAQ 26,104 ▲0.02 % NAFTA 89.46 ▼0.84 % ARI 4,413 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Tensionet mes Rusisë dhe Evropës janë përshkallëzuar pas akuzave të Gjermanisë ndaj Moskës për përfshirje në incidentet me dronë pranë aeroportit të Lajpcigut, ndërsa Bashkimi Evropian po diskuton masa të reja ndaj Rusisë, përfshirë sanksione shtesë dhe përdorimin e mundshëm të aseteve ruse të ngrira në mbështetje të Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Bruksel, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se incidenti përbën një sulm me materiale ushtarake të kryer nga një operacion rus në territorin evropian.

“Ky është një sulm me materiale ushtarake, i kryer nga një operacion i Rusisë në territorin evropian. Ne nuk do ta tolerojmë. Kjo frikësim nuk do të funksionojë. BE-ja dhe NATO-ja janë të bashkuara”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se ”Evropa jo vetëm që do të ruajë presionin ndaj Moskës, por do ta rrisë atë më tej”.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po punon së bashku me Ukrainën për një projekt evropian që synon ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për mbrojtjen ndaj raketave balistike.

Von der Leyen konfirmoi gjithashtu se BE-ja ka marrë një kërkesë të re për pagesë në kuadër të huasë evropiane prej 90 miliardë eurosh.

Sipas saj, kërkesa kap vlerën e disa miliardë eurove dhe do të përdoret, ndër të tjera, për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, përfshirë sistemet e avancuara ”Patriot PAC-3”.

“Uniteti ynë është i palëkundur dhe mbështetja jonë për Ukrainën është e qartë”, deklaroi nga ana e tij Rutte, duke shtuar se forcat e armatosura po punojnë vazhdimisht për të garantuar gatishmërinë operacionale dhe sigurinë publike.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së po diskutojnë në takimin e Gymnich masa të reja sanksionuese ndaj Rusisë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se shtetet anëtare kanë propozuar një numër të konsiderueshëm emrash të rinj për t’u përfshirë në listat e sanksioneve.

“Duhet të verifikojmë që gjithçka të jetë ligjërisht në rregull dhe kjo kërkon kohë”, tha Kallas, duke iu referuar gjithashtu sulmeve hibride të raportuara në vende të ndryshme të Evropës.

Ajo theksoi se, nëse BE-ja dëshiron t’i japë fund luftës, vendet anëtare duhet të bashkojnë përpjekjet dhe t’i çojnë ato në një nivel të ri.

Kallas konfirmoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka thirrur ambasadorin rus në lidhje me incidentet në Lajpcig, ndërsa të njëjtën masë kanë ndërmarrë edhe disa vende anëtare.

Një tjetër çështje e debatit evropian është përdorimi i aseteve ruse të ngrira për mbështetjen e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se Italia nuk është kundër në parim, por duhet të shqyrtohet nëse ekzistojnë bazat e nevojshme ligjore për një masë të tillë.

“Problemi ka qenë gjithmonë ai juridik. Ka pasur shqetësime ligjore për mundësinë e ndërhyrjes mbi këto asete dhe vendimi nuk është marrë pikërisht për këtë arsye”, tha Tajani.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje për më shumë bashkëpunim evropian në fushën e mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, disa shtete anëtare disponojnë ende kapacitete që mund të diskutohen dhe të vihen në dispozicion për të parandaluar sulmet me raketa balistike dhe dronë.

Wadephul tha se Evropa po i afrohet një “momenti vendimtar” dhe se sa më e bashkuar të jetë Evropa, përfshirë edhe vendet përtej rrethit të shteteve anëtare të BE-së, aq më e madhe do të jetë mundësia për t’i dhënë fund konfliktit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.