⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: BE po shqyrton kërkesën e Ukrainës për financimin e mbrojtjes ajrore

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-DPA/- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë një kërkesë të re të Ukrainës për financimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kjo kërkesë kap vlerën e disa miliardë eurove dhe do të mbulonte nevojat e Ukrainës për mbrojtjen ajrore, përfshirë sistemin shumë të avancuar amerikan “PAC-3 Patriot”, tha Von der Leyen në Bruksel, gjatë një deklarate përkrah sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ajo shtoi se, që nga qershori, 8,5 miliardë euro nga kredia prej 90 miliardë eurosh, e parashikuar për mbështetjen e Ukrainës, janë përcaktuar tashmë për blerjen e dronëve dhe raketave.

Ukraina ka vlerësuar së fundmi se ka nevojë për rreth 300 raketa për interceptimin e objektivave ajrore.

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE-së diskutuan këtë javë në Irlandë, për mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, përfshirë furnizimin e Kievit me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Pas përfundimit të takimit të djeshëm, ku ministrat e Mbrojtjes nuk njoftuan angazhime të reja, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha sot se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare kishin ndërmarrë angazhime të reja.

Megjithatë, Kallas nuk dha detaje mbi këto angazhime.

“Vendet anëtare që kanë bërë këto njoftime do t’i bëjnë vetë publike ato”, tha ajo. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.