☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.79 ▼0.46%
ARI 4,223 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,637 ▼ -2.6% ETH $1,636 ▼ -2.99% XRP $1.1167 ▼ -4.65% SOL $64.4900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Bujqësia, Rama: Brenda mandatit mbyllet programi i vaditjes

I rikthyer në Gruemirë të Malësisë së Madhe pas më shumë se një viti, gjatë një takimi me fermerët, kryeministri Edi Rama premtoi se programin për bujqësinë do ta përmbushë brenda këtij mandati qeverisës.
“Jemi të motivuar pozitivisht nga transformimi i madh që premton ndërhyrja masive që kemi bërë në gjithë Shqipërinë për të çliruar njerëzit që punojnë me tokën nga një makth i madh 25-vjeçar i mungesës së ujit në parcelë.  Kemi parë që këtë vit efektet pozitive të punës tonë me politika të reja në sektorin e fshatit, por ja i bindur që me përfundimin e këtij operacioni masiv në gjithë territorin vitin e ardhshëm, do të kemi një pamje shumë më të plotë të rezultateve që vijnë vetëm nga ky element; uji në parcelë dhe kanalizime për të penguar përmbytjet e kota dhe të panevojshme të prodhimit”, tha Rama.
Ndërsa bëri një krahasim të fermerëve në BE dhe atyre në vendin tonë, kryeministri pranoi se shteti sot nuk mund ta mbështesë fshatin 100 përqind me buxhetin e shtetit, por do të dalë garant i financimit përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
“Do merrni kredi që garantohen nga shteti, s’do keni nevojë të shkoni në banka, thjesht paraqisni projektin tuaj përmesAagjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe ajo do të bëjë ndërmjetësimin, do u drejtohet bankave. Me buxhetin e shtetit shqiptar sot e 50 vjet nuk plotësohen as 1/100 e nevojave të fshatit. Por po i shtuam kapitalin nga sektori financiar, mund të bëjmë një përmbysje historike në fushën e prodhimit e eksporteve në fshat e mund të rrisim potencialin ekonomik të cdo familje sic nuk e imagjinoni”, tha Kryeministri.
Nga Gruemirë, kreu i qeverisë premtoi edhe nisjen sa më parë të procesit të regjistrimit të tokave ende pa pronarë në të gjithë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.