⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,299 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.61% XRP $1.2445 ▼ -0.66% SOL $95.2600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari: Presidenti Radev kandidon për një mandat të dytë, mbështetet nga socialistët

Në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, Rumen Radev dhe Iliana Jotova u propozuan nga një Komitet i Iniciativës për një mandat të dytë si kandidatë të pavarur për president dhe nënpresident. Ndër pjesëmarrësit në Komitetin e Iniciativës janë përfaqësues të kulturës, shkencës, artit dhe sportit.

Nga sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton dokumentet për regjistrim nga komitetet e iniciativës për zgjedhjet presidenciale më 14 nëntor 2021. Afati i fundit është 4 tetori. 23 kandidatë presidencialë morën pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Presidenti Rumen Radev dhe zv/presidentja Iliana Jotova kane marre mbeshtetjen e socialisteve bullgare.  Udhëheqësja e Partise Socialiste Bullgare /BSP/, Kornelija Ninova, deklatroi se “Ne nuk do të propozojmë kandidatë të tjerë”.

Por per postin e presidentit ka edhe kandidatura te tjera. Nje nga ato eshte këngëtarja pop-folk, Lluna Jordanova e cila dorëzoi dokumentet për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se “surpriza do të jetë e këndshme”.

“Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.

Deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov-lider i partisë “Socialdemokracia bullgare-Euro e Majta”, Kostadin Kostadinov-udhëheqës i partisë nacionaliste “Vëazrazhdane”. GERB-SDS, DPS dhe “Bullgaria Demokratike” thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.