☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.09 ▲2.49%
ARI 3,608 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,162 ▲ +0.37% ETH $1,685 ▲ +0.16% XRP $0.9407 ▲ +1.89% SOL $70.5300 ▲ +1.44%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.09 ▲2.49 % ARI 3,608 ▲0.46 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.09 ▲2.49 % ARI 3,608 ▲0.46 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

“Burrnia është punë grash”, Nurellari: Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut janë të mirëpritura

Politologu Adri Nurellari ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, pas vendimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe deklaratave të saj se do të vijojë betejën politike brenda kësaj force. Kjo e fundit ështe shpprehur gjithashtu e gatshme edhe për të garuar për drejtimin e partisë nëse hapet gara.

Nurellari e cilësoi qëndrimin e Spiropalit, por edhe të figurave të tjera socialiste që kanë shfaqur qëndrime ndryshe, si një veprim të mirëpritur në një sistem demokratik.

“E kam bërë si parullën time të preferuar që në Shqipëri burrnia është punë grash. Po dhe Shqipëria ka pasur boll figura që kanë luajtur rol në histori.

Unë mendoj janë dy elementë thelbësorë që duhet vënë në dukje. Mendoj dhe kjo shpjegon edhe panikun edhe acarimin e Ramës, sepse duhet të kuptohemi që autokracia nuk mbahet vetëm nëpërmjet instrumentave të kartonit, por mbahet edhe nga miti i pathyeshmërisë kur e projekton.

Pra, pushteti i projektuar është pushteti i ushtruar. Kur ti e projekton se je i pacënueshëm, i pamposhtur, i paepur, dhe i detyron të gjithë që të futen në ritualin e demonstrimit të lavdërimit e të nënshtrimit e të bindjes, ti faktikisht që në start dekurajon çdo lloj zë ndryshe, ushqen fatalizmin, ushqen dorëzimin dhe i detyron të gjithë që të bëjnë servilizëm aktiv. Sepse askush nuk e merr kurajën ta thyejë këtë mit”, theksoi politologu.

Sipas Nurellarit, në demokraci duhet të ketë hapësirë për zëra ndryshe dhe pluralizëm brenda partive politike.

“Veprimet e Spiropalit dhe të Erion Veliajt, por edhe Ditmir Bushatit, por edhe Marian Koçekut janë të mirëpritura, të inkurajueshme, sepse pikërisht bëjnë atë që duhet të ishte normale në demokraci. A mund të flasim njëherë për çfarë ndodhi pastaj, se kush… Sepse kjo mania për t’i bërë biografinë, sepse kjo është një përpjekje për të nënshtruar edhe për të zhdukur pluralizmin. Unë kam një tendencë dhe mendoj se është më fisnike dhe e kam pasur si parimim me u bë me më të dobëtin se më të fortin”, tha Nurellari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.