“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ku në fokus kanë qenë hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ky takim bëri bashkë komunitetin e biznesit dhe përfaqësues të lartë institucionalë shqiptare e amerikane në vendin tonë.
Sipas një njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ambasadori kërkoi që të krijohen kushte të barabarta konkurrence, të vendosen lidhje mes kompanive amerikane dhe atyre shqiptare dhe të investohet te gjenerata e re e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
“U.S. business growth and Albanian opportunity go hand in hand.” Ambassador Wendt joined @AmChamAlbania in Tirana to chart a clear path forward: level the playing field, connect U.S. and Albanian companies, and invest in Albania’s next generation. https://t.co/Awnd6zwQSx



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.