☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.09 ▲2.49%
ARI 3,608 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,162 ▲ +0.38% ETH $1,685 ▲ +0.16% XRP $0.9407 ▲ +1.89% SOL $70.5500 ▲ +1.48%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.09 ▲2.49 % ARI 3,608 ▲0.46 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.09 ▲2.49 % ARI 3,608 ▲0.46 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz: Ambiciet e Rusisë kërcënojnë sigurinë e gjithë Evropës

– Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë e gjithë Evropës, duke bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes evropiane dhe vijimin e mbështetjes ushtarake e financiare për Kievin, sipas “Reuters”.

Gjatë një fjalimi në Bundestag, parlamentin gjerman, në kuadër të debatit për projektbuxhetin e vitit 2027, Merz deklaroi se Moska ka objektiva shumë më të gjera sesa kontrolli mbi Ukrainën.

“Nuk mund të thuhet mjaftueshëm shpesh, si për të djathtën ekstreme, ashtu edhe për të majtën ekstreme: Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron. Dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën”, u shpreh ai.

Kancelari gjerman paralajmëroi se Rusia po përshkallëzon tensionet në disa rajone, duke përmendur Detin Baltik, Poloninë, Detin e Zi dhe madje edhe hapësirën.

“Rusia po përshkallëzon tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi; Rusia po përshkallëzon edhe në hapësirë. Përshkallëzimi po ndodh në një shkallë shumë të madhe edhe këtu, brenda vendit tonë, madje duke marrë edhe jetë njerëzish”, deklaroi Merz.

Ai shtoi se vendet evropiane, duhet të reagojnë në mënyrë të vendosur përballë këtyre zhvillimeve.

“Prandaj, ne si evropianë duhet – dhe do ta bëjmë – t’i tregojmë Rusisë kufijtë e saj, në çdo kuptim të fjalës”, theksoi kancelari.

Merz mbrojti gjithashtu vendimin e qeverisë gjermane, për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes dhe për të vazhduar ndihmën për Ukrainën.

Sipas tij, mbështetja për Kievin nuk është vetëm një kontribut për sigurinë e Ukrainës, por edhe një mënyrë për të mbrojtur vetë Gjermaninë.

“Duke mbështetur Ukrainën, ne po mbrojmë edhe veten”, u shpreh ai, duke shtuar se Gjermania po përfiton gjithashtu nga përvoja ukrainase në fushën e teknologjisë civile dhe asaj të mbrojtjes.

Gjermania është bërë mbështetësja më e madhe ushtarake e Ukrainës në Evropë, që prej nisjes së pushtimit rus në shkallë të plotë, më 24 shkurt 2022.

Megjithatë, mbështetja publike për këtë politikë, është dobësuar për shkak të kostos së jetesës dhe shqetësimeve ekonomike.

Një sondazh i publikuar dje, tregoi se një shumicë e ngushtë e qytetarëve gjermanë është kundër vazhdimit të ndihmës ushtarake për Kievin.

Gjatë debatit në Bundestag, bashkëkryetari i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Tino Chrupalla, kritikoi qeverinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, duke pretenduar se ajo nuk po u ofron lehtësim të mjaftueshëm qytetarëve gjermanë.

Ndërkohë, projektbuxheti i vitit 2027, parashikon rritjen e shpenzimeve gjermane për mbrojtjen në më shumë se 200 miliardë euro deri në vitin 2030, që do të përbënte rreth 3,7% të prodhimit të brendshëm bruto, në përputhje me angazhimet e vendit në NATO.

Merz foli gjithashtu për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034, duke kërkuar që fondet të përqendrohen në çështjet që forcojnë sigurinë dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Ai mbështeti një buxhet më të kufizuar dhe më të përqendruar në këto prioritete, ndërsa propozimi i paraqitur nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, parashikon një fond të përgjithshëm prej 1,582 trilionë eurosh për periudhën shtatëvjeçare.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë propozimin në një samit të posaçëm të enjten dhe të premten. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.