☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.92 ▼0.86%
ARI 3,763 ▼2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,224 ▼ -1.04% ETH $1,801 ▼ -0.85% XRP $0.9860 ▲ +1.84% SOL $74.5200 ▲ +1.64%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.92 ▼0.86 % ARI 3,763 ▼2.61 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.92 ▼0.86 % ARI 3,763 ▼2.61 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Buxheti 2027, Alizoti: Thërrisni qeverinë, s’ka logjikë seanca! Balla: Procedura është respektuar

Debatet për projektbuxhetin e vitit 2027 janë shoqëruar me përplasje në Kuvend, pasi deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar praninë e ministrave në sallë përpara nisjes së diskutimeve. Sipas tij, nuk ka kuptim që deputetët të diskutojnë për buxhetin në mungesë të qeverisë, duke kërkuar ndërprerjen e seancës dhe thirrjen e ministrave.

“Nuk bën sens që të flasim për buxhetin kur s’është qeveria në sallë. Nuk e kuptoni ju? Duhet të jetë qeveria këtu ose ka rënë, nuk ushtron detyrën kushtetuese. Thirr ministrat të diskutojmë për buxhetin. Duhet të jetë qeveria, ka vetëm tre ministra. Kërko pushim, thirr qeverinë dhe të zhvillohet seanca për buxhetin. Ndryshe seanca s’ka logjikë të vazhdojë”, deklaroi Alizoti.

Kërkesës së deputetit demokrat iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili sqaroi se sipas Rregullores së Kuvendit, i detyrueshëm është vetëm pranimi në seancë i ministrit të Financave, ndërsa prania e ministrave të tjerë, ndonëse e dëshirueshme, nuk përbën detyrim procedural.

“Në zbatim të Rregullores, ministri i Financave është i detyruar të jetë në seancë. Sa i përket pjesës etike, është e drejtë dhe unë e bashkoj thirrjen time që ministrat, sipas edhe tematikave në lidhje me buxhetin, duhet të jenë në sallë, por s’është detyrim i Rregullores”, u shpreh Peleshi.

Në debat ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili iu referua nenit 73, pika 2, të Rregullores së Kuvendit. Sipas tij, projektbuxheti dhe paketa fiskale duhet të shqyrtohen në prani të ministrit kundërfirmues ose të një përfaqësuesi të Këshillit të Ministrave të autorizuar nga sekretari i përgjithshëm. “Neni 73, pika 2, është i qartë dhe thotë që në seancë plenare projektligji në fjalë, buxheti dhe paketa fiskale, shqyrtohet në prani të ministrit kundërfirmues të tij në Këshillin e Ministrave ose një përfaqësuesi të Këshillit të Ministrave, të cilit i është dhënë tagri nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në rastin në fjalë, ministrin kundërfirmues e keni këtu. Ne s’kemi filluar diskutimet pasi filibusteri që bëni këtu është zgjedhja juaj. Unë mendoj të kalojmë te diskutimet. Po ju informoj se të gjithë ministrat do të jenë diskutantë në diskutime”, tha ai.

Balla kundërshtoi gjithashtu kërkesën e opozitës për të zhvilluar pyetje ndaj ministrave të tjerë, duke argumentuar se kjo nuk parashikohet në Rregulloren e Kuvendit.

“Kërkesa juaj nuk gjendet në Rregullore për pjesën e pyetjeve. Në gjithë historinë, pyetjet për buxhetin i bëhen vetëm ministrit të Financave ose kryeministrit. Në rastin në fjalë, kundërfirmuesi është ministri i Financave dhe e keni në sallë”, shtoi Balla.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.