Bylisi nuk rezervohet në Kupë, do kualifikimin ndaj pretendentëve në kampionat
Bylisi ka mbyllur përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes, që do të zhvillohet në Gjirokastër. Mallakastriotët e kanë vlerësuar maksimalisht këtë përballje, pasi përballë do të kenë një rival që kërkon gjithashtu të avancojë në Kupën e Shqipërisë.
Pas seancës së fundit stërvitore, skuadra e drejtuar nga Arlind Rustemi është grumbulluar për këtë takim, ku synimi i vetëm është kualifikimi. Trajneri pritet t’u besojë lojtarëve që gëzojnë formën më të mirë, pasi bëhet fjalë për një përballje teke, ku nuk ka mundësi për korrigjime.
Përveç rëndësisë në Kupë, kjo sfidë do të shërbejë edhe si një test për Bylisin në prag të një tjetër përballjeje të rëndësishme në kampionat ndaj Flamurtarit. Ballshiotët vijnë pas një ecurie pozitive dhe stafi teknik kërkon që këtë ritëm ta ruajë edhe në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Bylisi e ka vlerësuar gjithmonë Kupën dhe këtë herë synon të shkojë sa më larg.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.