Shqipëria do pajiset me HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura do kenë aftësi për goditje precize në distanca të largëta
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka konfirmuar interesin e Shqipërisë për blerjen e dy sistemeve raketore amerikane HIMARS, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e mundshme të tyre. Paketa ushtarake vlerësohet rreth 210 milionë dollarë dhe përfaqëson një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes Tiranës dhe Uashingtonit.
Nufi bëri të ditur se pajisjet e reja do t’i japin ushtrisë shqiptare mundësi që aktualisht nuk i ka, duke e aftësuar të godasë me precision, objektiva edhe në largësi. Sipas tij, ky kapacitet do të rrisë ndjeshëm fuqinë operacionale të Forcave të Armatosura dhe do të forcojë rolin e Shqipërisë në strukturat e NATO-s.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar Kongresin për propozimin, ndërsa procesi duhet të ndjekë hapat e mëtejshëm ligjorë përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.