☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 84.28 ▼0.44%
ARI 3,756 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,039 ▼ -1.56% ETH $1,797 ▼ -1.43% XRP $0.9866 ▲ +1.08% SOL $74.3400 ▲ +0.42%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.28 ▼0.44 % ARI 3,756 ▼2.81 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.28 ▼0.44 % ARI 3,756 ▼2.81 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kupa e Republikes

Paralajmërimi i trajnerit, Kërnaja: Flamurtari e ka seriozisht me Kupën

Flamurtari luan sot kundër Butrintit në Orikum, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kuqezinjtë e vlerësojnë maksimalisht duelin, pavarësisht diferencave në kategori.

Trajneri Oltijon Kërnaja, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson se në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë. Për teknikun, qasja dhe dëshira që skuadra do të tregojë në fushë do të jenë vendimtare për kualifikimin.

“Sigurisht që është një ndeshje e radhës, të cilën e vlerësojmë në mënyrë maksimale. Nëse është apo jo një kundërshtar i kalueshëm, këtë do ta tregojë fusha e lojës. Por Butrinti është një ekip serioz, duke parë që ka eliminuar në transfertë një skuadër të Kategorisë së Parë, si Orikumi. Tashmë, në futbollin e sotëm nuk ka më ekipe të vogla apo të mëdha. Diferencat janë zvogëluar dhe ndryshimin e bëjnë dëshira dhe qasja ndaj ndeshjes. Ekipi që ka qasjen e duhur dhe jep 100% arrin të fitojë”, shprehet fillimisht Kërnaja.

OBJEKTIVI- Kupa e Shqipërisë mbetet një tjetër mundësi për Flamurtarin për të synuar një ecuri sa më të gjatë. Kërnaja e sheh Kupën si një rrugëtim ku, me disa rezultate pozitive radhazi, mund të arrihen shpejt fazat vendimtare.

“Kupa është një kompeticion ku mund të arrish larg me pak ndeshje. Mjaftojnë 3-4 ndeshje të mira dhe mund të arrish në gjysmëfinale. Kështu që ne do t’i bëjmë hyzmetin deri në fund dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë”, deklaron Kërnaja.

FORMACIONI- Sa u përket zgjedhjeve për formacionin, trajneri i Flamurtarit nënvizon se nuk bën diferencime mes lojtarëve dhe se të gjithë janë pjesë e planeve të tij. Kërnaja thekson se skuadra ka aktivizuar gjatë sezonit të gjithë futbollistët në dispozicion, ndërsa zgjedhjet për sfidën me Butrintin do të varen nga mënyra e lojës që do të kërkojë të aplikojë dhe kalendari i ngjeshur që e pret ekipin.

“Te ekipi ynë janë të gjithë titullarë. Ne nuk i ndajmë në titullarë dhe rezerva. Madje, mund të jemi ekipi i vetëm që mes Kupës e kampionatit kemi përdorur 100% të lojtarëve që kemi në dispozicion. Kemi aktivizuar ata futbollistë që janë të përshtatshëm për mënyrën e lojës që duam të aplikojmë gjatë ndeshjes. Kështu që, mbetet për t’u parë se si do të veprojmë, duke ditur që na pret një kalendar i ngjeshur, me shumë ndeshje të forta, njëra pas tjetrës”, përfundon trajneri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.