🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.29 ▲0.03%
ARI 4,347 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,874 ▼ -2.55% ETH $1,772 ▼ -1.12% XRP $1.1974 ▼ -3.3% SOL $72.4900 ▼ -3.27%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.29 ▲0.03 % ARI 4,347 ▼0.18 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.29 ▲0.03 % ARI 4,347 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Mbështetje protestës qytetare.Integrimi europian sipas meritës

Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ata zhvilluan dy takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Parlamentit holandez.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, protesta qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh në Tiranë dhe diasporë, si dhe procesi i integrimit europian të vendit.

Në takime deputetët demokratë ngritën me forcë shqetësimin për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke u paraqitur bashkëbiseduesve kërkesat dhe qëllimet e protestës qytetare kundër qeverisë.

Ata shprehën mbështetjen e plotë për këtë lëvizje qytetare dhe për kërkesat legjitime të protestuesve, duke theksuar se opozita qëndron në krah të tyre në përpjekjen për rikthimin e standardeve demokratike dhe të llogaridhënies qeveritare.

Takimi i parë u zhvillua në Hagë me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Thom van Campen dhe Kryetaren e Senatit Mei Li Vos dhe u diskutua gjerësisht mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Takimi i dytë u zhvillua me Kryetaren Rachel van Meetelen dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës.

Në të dy takimet, përfaqësuesit e Partisë Demokratike ritheksuan mbështetjen e plotë për integrimin europian të Shqipërisë si një objektiv strategjik kombëtar, por mbi bazën e meritës, standardeve dhe reformave reale.

Deputetët e opozitës nënvizuan nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, institucione të forta dhe të pavarura, garantimin e shtetit të së drejtës, ndarjen e pushteteve, si dhe një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë, por njëkohësisht beson se ky proces nuk mund të jetë rezultat i propagandës apo kompromiseve me standardet. Shqipëria meriton të ecë drejt Bashkimit Europian përmes reformave të vërteta, forcimit të demokracisë, garantimit të votës së lirë dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Partia Demokratike do të vazhdojë të ngrejë zërin në arenën ndërkombëtare për të bërë të njohura kauzën dhe kërkesat e protestuesve, si dhe për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Shqipëri, përmes krijimit të një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.