☁️
Tiranë 29°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.66 ▲4.55%
ARI 4,304 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,236 ▲ +1.14% ETH $1,660 ▲ +1.52% XRP $1.1455 ▼ -0.37% SOL $66.0200 ▲ +1.32%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.66 ▲4.55 % ARI 4,304 ▼1.4 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.66 ▲4.55 % ARI 4,304 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

Cakolli: LVV me rënie në përqindje në të gjitha komunat, LDK dhe AAK me rritje – PDK mbetet stabile

Eugen Cakolli nga KDI, ka publikuar një analizë krahasuese të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit me ato të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar ndryshime të dukshme në përqindjet e subjekteve politike në nivel komunal.

Sipas tij, përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave si pasojë e daljes më të ulët në zgjedhje, të dhënat tregojnë lëvizje interesante në nivel komunash.

“Përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, që normalisht reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike”, ka shkruar Cakolli.

Duke iu referuar të dhënave krahasuese, ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie në të gjitha komunat e Kosovës.

“LVV ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna,” ka shkruar Cakolli.

Ai ka shtuar se rëniet më të theksuara të LVV-së janë regjistruar në Suharekë, Mamushë, Junik dhe Rahovec.

Në anën tjetër, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje në shumicën e komunave.

“LDK ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna,” ka theksuar ai, duke përmendur si rritjet më të mëdha Istogun, Malishevën, Junikun, Suharekën dhe Rahovecin.

Cakolli ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë më stabile në këto zgjedhje.

“PDK duket më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla,” ka shkruar ai, duke shtuar se PDK ka shënuar rritjen më të madhe në Malishevë.

Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka theksuar se kjo parti ka rritur përqindjen në 30 komuna, kryesisht në mënyrë simbolike.

“AAK ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre në përqindje simbolike,” ka shkruar Cakolli, duke përmendur Suharekën, Deçanin, Rahovecin, Junikun dhe Gjakovën si komunat me rritjet më të mëdha. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.