CAMAJ: DO TË JEM PJESË E SHUMICËS PËR SA KOHË RESPEKTOHET MARRËVESHJA, “EUROMODELI” I ZBATUESHËM
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputeti i Forumit Shqiptar dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe nuk e ka mbështetur nismën e PDS-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq.
Ai theksoi se do të jetë pjesë e shumicës parlamentare për sa kohë respektohet marrëveshja mbi të cilën ajo është ndërtuar.
“Për sa kohë që marrëveshja respektohet, jam në anën e njerëzve që e kanë nënshkruar atë. Nëse nuk respektohet, do të jem ndër të parët që do të dëshiroja të mos isha pjesë e shumicës”, tha Camaj.
Ai shtoi se nuk dëshiron që pakicat të shërbejnë si “dekor”, por të jenë partnerë të barabartë në shumicën parlamentare.
Duke folur për “Euromodelin”, Camaj e vlerësoi atë si një plan të mirë dhe të zbatueshëm, duke theksuar se rritja e pagave është e rëndësishme për përmirësimin e standardit dhe për të parandaluar largimin e të rinjve nga Mali i Zi pas hapjes së plotë të kufijve me BE-në.
Megjithatë, ai tha se bizneset private, veçanërisht kompanitë më të vogla, mund ta kenë më të vështirë të përballojnë rritjen e pagave.
Sipas Camajt, biznesmenët mund të pranojnë fitime më të ulëta nëse kjo kontribuon në përmirësimin e kushteve për punëtorët.
Ai tha gjithashtu se fakti që propozimi është mbështetur nga shumica e Qeverisë tregon, sipas tij, se modeli është i realizueshëm.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.