⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.24 ▼3.01%
ARI 4,090 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,548 ▲ +0.33% ETH $2,105 ▼ -0.19% XRP $1.0899 ▲ +0.13% SOL $85.6500 ▼ -0.89%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Cani dhe Ahmetaj hodhën poshtë ekspertizën e IFC për landfillin e Tiranës propozuar nga Veliaj. Ja ku spekulon shkrimi i BIRN!

Nga Ylli Pata

Spekulimi se Bashkia e Tiranës është iniciatore kërkimit të procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është një përpjekje për të krijuar konfuzion në hetimin ndaj tyre.

Raporti i BIRN që citon letrën e Bashkisë Tiranës drejtuar Ministrisë së Financave ka nxjerrë jashtë kontestit të historisë reale letërkëmbime e bashkisë.

“E vërteta është se Bashkia e Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha i ka kërkuar IFC një konsulentë mbi menaxhimin e integruar të mbetjejeve në landfillin e Tiranës. IFC ka bërë një studim për këtë çështje dhe në vazhdim është paguar për studimi e saj” i tha. një zëdhënës i bashkisë Tiranë, gazetës Tema

Në vitin 2015 kur Veliaj ka hyrë në Bashkinë e Tiranës, ai ka gjetur pa paguar këstin e fundit për IFC.

Pasi e ka paguar atë si detyrim kontraktual të Bashkisë i ka kërkuar Ministrisë së Finanacave nëse do ta aplikojë studimin e IFC për menaxhimin e landfillit.

Edhe Shkëlqim Cani, dhe më pas Ahmetaj janë përgjigjur negativisht dhe historia mbyllet këtu.

Pra, konteksti i këtyre kërkesave nuk ka të bëjë fare me projektin e inceneratorëve, por me atë që propozonte IFC nga konsulenca e propozuar nga Basha.

Historia e propozimit të këtij projekti ekzistues nis më 2016- 2017 nga Ministria e Mjedisit, pasi kishte shkuar propozimi i ”pakërkuar”  nga kompanitë e Zotos e Mërtirit.

Pra janë dy histori të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën nga ana procedurale.

BIRN ka mbivendosur procedurën e IFC mbi atë të Ministrisë së Mjedisit dy vite më vonë duke shtuar spekulimet rreth të. Gjithçka është krejt e qartë. Bashkia e Tiranës, ka kërkuar, edhe në bazë të studimit që ka bërë IFC që të zgjerohen qelizat e landfillit të Sharrës për të përballuar shtimin e përpunimit të mbetjeve. Kërkesa e bashkisë së Tiranës, drejtuar ministrit të Mjedisit Lefter Koka në vitin 2015, nuk flet për incenerim, por për rritjen e qelisave të reja në landfillin e Sharrës.

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, si një ofertë e pakërkuar është jashtë këtij konteksti, e nuk ka lidhje me planin e bashkisë Tiranë. Është ministria e Mjedisit, siç shikohet edhe në shkresën e ministrit të kohës, që bën të ditur se është konsideruar “me interes publik” oferta e pakërkuar e impjanteve të mbetjeve që parashikon edhe incenerimin. E që më pas solli ndërtimin e impjanteve të Elbasanit, Fierit e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.