⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.24 ▼3.01%
ARI 4,090 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,548 ▲ +0.33% ETH $2,105 ▼ -0.19% XRP $1.0899 ▲ +0.13% SOL $85.6500 ▼ -0.89%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Arte

Shote Galica, Heroina e Popullit që luftoi për çlirim e bashkim kombëtar

Më 10 nëntor të vitit 1895, lindi në Drenicë luftëtarja Shote Galica.

E mbrujtur qyshse fëmijë me bëmat e trimëreshave shqiptare, Shote Galica dëshmoi se lufta nuk është një atribut gjinor, duke rrokur armën përkrah të shoqit, Azem Bejtes. Thënia e saj emblematike “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”, është një postulat që rimerret për të çmuar kultivimin e brezave.

Emri i vërtetë i bijës së Radishevës ishte Qerime. Ajo ishte e vetmja vajzë e familjes, që u rrit njësoj si gjashtë vëllezërit, duke u frymëzuar prej patriotëve të kohës, sikurse ishin: Isa Boletini, Mehmet Deliu, Ramadan Radisheva dhe Halit Bajrami. Shote Galica u shqua për qendresën e palëkundur ndaj autoriteteve ushtarake serbe prej fillimit të viteve ’20, deri kur u zhvendos në Shqipëri.

Në të dalë të dimrit të vitit 1926, u vendos në Shullaz të Krujës, së bashku me fëmijë të të rënëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një fragment nga një letër që Shote Galica i drejtonte Ahmet Zogut. “Janë fëmijët e luftërave të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”, shkruante Shote Galica, pak kohë para se të shuhej. Në emër të kontributit të saj atdhetar, u nderua me titullin “Heroinë e Popullit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.