☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼1.17%
DOW 51,553 ▼0.23%
NASDAQ 26,700 ▼1.85%
NAFTA 95.07 ▲0.99%
ARI 4,121 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,844 ▼ -1.69% ETH $2,436 ▼ -2.97% XRP $1.3314 ▼ -3.05% SOL $104.6800 ▼ -2.97%
S&P 500 7,714 ▼1.17 % DOW 51,553 ▼0.23 % NASDAQ 26,700 ▼1.85 % NAFTA 95.07 ▲0.99 % ARI 4,121 ▼1.34 % S&P 500 7,714 ▼1.17 % DOW 51,553 ▼0.23 % NASDAQ 26,700 ▼1.85 % NAFTA 95.07 ▲0.99 % ARI 4,121 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

ÇEKI – Parlamenti rrëzon veton e presidentit për reformën e shërbimit civil

PRAGË, 14 tetor /ATSH-DPA/- Parlamenti i Çekisë rrëzoi sot veton e presidentit dhe miratoi reformën e diskutueshme të shërbimit civil, e cila do ta bëjë më të lehtë shkarkimin e punonjësve të administratës shtetërore.

Masa u miratua me 104 vota pro dhe 66 kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan.

Presidenti Petr Pavel, i cili kandidoi si i pavarur, ka tentuar të bllokojë nismën e paraqitur nga qeveria e kryeministrit populist të djathtë, Andrej Babiš.

Sipas reformës, nëpunësit civilë do t’u nënshtrohen, në pjesën më të madhe, të njëjtave rregulla të punësimit si punonjësit e tjerë, me disa përjashtime.

Gjithashtu, atyre do t’u hiqet e drejta për të përfituar pagesa të posaçme në rast të përfundimit të marrëdhënies së punës.

Pavel e justifikoi veton duke theksuar se Komisioni Evropian rekomandon mbrojtje më të mirë të punonjësve shtetërorë nga ndikimi politik.

Sipas tij, ligji i ri bën pikërisht të kundërtën, duke i ekspozuar ata më shumë ndaj këtij ndikimi.

Mbështetësit e reformës argumentojnë se ndryshimet do ta bëjnë administratën shtetërore më fleksibël dhe më efikase.

Megjithatë, politikani i opozitës dhe ish-ministri i Brendshëm, Vít Rakušan, paralajmëroi për “pasoja fatale” për funksionimin e shtetit.

“Ajo që po bëni është deformimi i një sistemi që funksionon”, u shpreh ai, duke iu drejtuar deputetëve të shumicës qeverisëse.

Ligji i ri për nëpunësit shtetërorë do të hyjë në fuqi në nëntor.

Çekia qeveriset që prej dhjetorit nga një koalicion i përbërë nga partia ANO e kryeministrit 72-vjeçar Babis dhe dy parti të së djathtës ekstreme të spektrit politik, Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë (SPD) dhe Partia e Motoristëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.