☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▲0.47%
DOW 51,158 ▼0.04%
NASDAQ 27,373 ▲0.67%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,160 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,135 ▼ -0.16% ETH $2,686 ▼ -0.49% XRP $1.4910 ▼ -0.79% SOL $119.2300 ▼ -1.94%
S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 % S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

DANIMARKË – Hakerohen të dhënat e 8,8 milionë personave

KOPENHAGË, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Hakerët kanë depërtuar në regjistrin kombëtar të Danimarkës dhe kanë pasur akses në të dhënat personale të rreth 8,8 milionë personave, njoftoi Ministria daneze për Çështjet Digjitale.

Administrata e regjistrit kombëtar danez CPR konfirmoi se persona të paautorizuar kanë siguruar në mënyrë të paligjshme akses, veçanërisht në emra, adresa dhe numra CPR numrat personalë të identifikimit social, të rreth 8,8 milionë personave të regjistruar.

Në mesin e personave të prekur përfshihen edhe individë që kanë vdekur ose janë larguar nga Danimarka.

“Bëhet fjalë për një incident jashtëzakonisht të rëndë”, deklaroi ministrja daneze për Çështjet Digjitale, Christina Egelund.

Ajo shtoi se autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkallën e plotë të incidentit dhe për të kuptuar se çfarë të dhënash janë komprometuar.

Danimarka ka rreth 6,0 milionë banorë, por regjistri kombëtar përmban të dhëna për rreth 11 milionë persona, pasi përfshin gjithashtu informacion mbi persona të vdekur dhe njerëz që janë larguar nga vendi.

Hetimet për incidentin janë në vazhdim dhe autoritetet daneze po përpiqen të përcaktojnë kush qëndron pas sulmit, si u sigurua aksesi dhe cilat të dhëna janë përdorur ose kopjuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.