☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Çështja Tahiri”, Brian Yee: Individët nuk duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike

 

Hoyt Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Individët nuk duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, deklaroi të mërkurën nga Prishtina, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, duke folur lidhur me debatin që ka përfshirë vendin për “çështjen Tahiri”.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë”.

“Jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reforma, përfshirë këtu edhe reformën në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Pikërisht në këtë frymë, sipas zyrtarit të lartë amerikan, “SHBA ka vazhduar të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Sipas tij, “të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Ne jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji”, tha ai.

Në vijim, Hoyt Brian Yee u shpreh se “Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”. “Shprehim mbështetjen e plotë për  prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet dhe për dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, siguroi Hoyt Brian Yee, “janë të përfshira në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojnë të kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë proces”.

2 Komente

  • saiil 25 Tetor 2017, 22:53

    Mr Yee.Te sillet Nato ne Tirane dhe te bombardohen familjet e hajduteve dhe krimineleve shqipetare.Te clirohen shqipetaret nga fashizmi shqipetar.

  • saiil 25 Tetor 2017, 22:58

    Te sillet Nato ne Tirane dhe te digjen te gjalle familet e Leka Zogut,nexhmije Hoxha,Fatos Nano,Ilir Meta ,Monika kryemadhi,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla,Xhezair zaganjori,bashkim dedja dhe plehrat e PD,LSI.Te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga hajdutet,kriminelet,nga sabotuesit e reformes ne drejtesi

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.