Çfarë do të thotë rizgjedhja e z. Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike?
A është kjo thjesht një ngjarje politike e zakonshme apo shenja e një krize shumë më të thellë që prek mënyrën se si shqiptarët e kuptojnë shpresën, alternativën dhe të ardhmen? Si është e mundur që pas kaq dekadash tranzicion, Shqipëria të rikthehet vazhdimisht tek të njëjtat figura, të njëjtat mendësi dhe të njëjtat mekanizma që vetë koha i ka konsumuar? Dhe pyetja më e dhimbshme: pse duket sikur askush nuk arrin më të besojë realisht se ky vend mund të ndryshojë?

Rizgjedhja e z.Berisha nuk është aspak vetëm çështje partie, është simptoma treguese kryesore e një shoqërie që nuk arrin më të prodhojë alternativë. Tragjedia nuk qëndron vetëm te një individ apo te një forcë politike, por te fakti që një komb i tërë sillet sikur historia nuk ekziston, sikur dështimet nuk lënë pasoja, sikur koha në Shqipëri është rrethore e jo lineare. Kthehen vazhdimisht të njëjtët emra, të njëjtat konflikte, të njëjtat fytyra që premtojnë ndryshim ndërsa janë vetë simboli i stagnimit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.