Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.93 ▼0.85%
ARI 4,321 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -2.84% ETH $2,403 ▼ -4.46% XRP $1.2883 ▼ -9.2% SOL $97.2200 ▼ -5.2%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.93 ▼0.85 % ARI 4,321 ▼0.28 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.93 ▼0.85 % ARI 4,321 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Politika

Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Politologu: Problemet që nxorën njerëzit në shesh janë aty

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Tonight” me Mirela Milorin, komentoi zhvillimet politike dhe lëvizjet e fundit të Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke u ndalur te ndikimi që ato mund të kenë te qytetarët dhe te dy partitë kryesore politike.

Hasimja tha se, pavarësisht zhvillimeve të momentit dhe zhvendosjes së vëmendjes mediatike, problematikat që kanë nxjerrë qytetarët në protestë mbeten të pandryshuara. Sipas tij, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me rritjen e taksave dhe çmimeve, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë, dhe jo me “aventurat apo strategjitë e politikanëve”.

“Në rastin e Partisë Socialiste, mendoj që problematika e shfaqur gjatë gjithë kësaj kohe nuk do të eklipsohet qoftë edhe nga dalja e mundshme nga paraburgimi e Veliajt. Thjesht nëpër media kemi një zhvendosje të medias, por problematikat që i nxorën dhe arsyet që i nxorën njerëzit në shesh gjatë këtyre 95 ditëve janë po aty dhe nuk ndryshojnë”, u shpreh Hasimja.

Ai nënvizoi se, edhe nëse një zhvillim i ri politik apo gjyqësor do të zhvendoste vëmendjen e opinionit publik, kjo nuk do të ndryshonte shqetësimet që qytetarët kanë.

“Po të shikojmë të gjithë sondazhet, të gjithë animet publik, vjen që njerëzit nuk kanë shqetësime kryesore aventurat edhe strategjitë e politikanëve, por kanë shqetësime çështjet e rritjes së taksave, rritjen e çmimeve, korrupsionin, mungesën e meritokracisë e të tjera. E njëjta gjë do të vlen edhe për Partinë Demokratike”, tha politologu.

Sipas Hasimjas, edhe Partia Demokratike vijon të përballet me problematikat e veta dhe ende nuk ka gjetur formulën për të mobilizuar elektoratin, pavarësisht problemeve që mund të ketë qeverisja.

“Problemet kryesore që ka Partia Demokratike, sfidat e saj mbeten në tavolinë. Partia Demokratike ende nuk e ka gjetur formulën e saktë për të mobilizuar elektoratin, edhe në kushtet kur qeverisja ka këto probleme madhore”, u shpreh Hasimja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.