☁️
Tiranë 24°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,624 ▼0.19%
DOW 51,561 ▼0.42%
NASDAQ 26,396 ▼0.09%
NAFTA 95.87 ▼1.4%
ARI 4,422 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,602 ▲ +4.85% ETH $2,587 ▲ +4.73% XRP $1.3825 ▲ +5.88% SOL $112.0300 ▲ +9.97%
S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 % S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kosova

Christopher Hill: E kuptoj mllefin dhe zemërimin e qytetarëve në Kosovë pas vendimit të Speciales

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka reaguar ndaj situatës së krijuar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK, duke shprehur mirëkuptim për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve në Kosovë.

Në një intervistë për Klan News, Hill tha se mërzitja dhe zhgënjimi janë pasoja të natyrshme të një vendimi të tillë, ndërsa shprehu empatinë e tij ndaj personave që e konsiderojnë vendimin të gabuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen më shumë te mërzitja sesa te zemërimi, duke nënvizuar rëndësinë e hapave që duhet të ndërmarrë pala mbrojtëse.

Hill theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te ajo që duhet të bëjë pala mbrojtëse, te veprimet dhe rruga që duhet ndjekur në vijim, si dhe te rezultati më i mirë për personat në Kosovë.

Në fund, ai tha se nuk e sheh si të dobishëm zemërimin dhe mllefin ndaj organizatave ndërkombëtare.

“Unë mendoj se të qenurit i mërzitur dhe i zhgënjyer janë pasoja të natyrshme të këtij vendimi. Unë shpreh empatinë time ndaj këtyre njerëzve, të cilët mendojnë se ky është vendim i gabuar. E kuptoj shumë mirë mllefin dhe zemërimin e tyre, e kuptoj shumë mirë barrën shumë të madhe.

Unë doja t’u thosha njerëzve që të qëndroni më shumë te pjesa e mërzitjes sesa të pjesa e zemërimit. Ajo që duhet të bëjnë njerëzit është se çfarë duhet tani për palën mbrojtëse si dhe cili është veprimi dhe rruga e duhur që duhet ndjekur nga pala mbrojtëse dhe po ashtu cili është rezultati më i mirë për personat në Kosovë dhe nuk mendoj se zemërimi dhe mllefi kundrejt organizatave ndërkombëtare…nuk mendoj se ky zemërim është i mirë“, tha ai./Tv Klan

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.