Cilat janë 20 frazat më të spikatura në historinë e kinemasë?
– Disa fraza filmash janë bërë pjesë e gjuhës së përditshme – natyrisht, me shpresën që të mos përdoren me tone kërcënues ashtu sic janë në to, shkruan esaurire.com.
Por cilat janë frazat më të mëdha në historinë e kinemasë?
Ja lista e plotë e 20 citimeve më të famshme të historisë së kinemasë, sipas Institutit Amerikan të Filmit (AFI)
20. “Louis, mendoj se sot po fillojmë një miqësi të bukur.” — Rick Blaine (Humphrey Bogart), Casablanca, 1942.
19. “Jam i zemëruar si kurrë më parë dhe nuk do ta pranoj më këtë!” — Howard Beale (Peter Finch), Network, 1976.
18. “Ja ku jam, nënë! Në majën e botës!” — Arthur “Cody” Jarrett (James Cagney), White Heat, 1949.
17. “Rosebud.” — Charles Foster Kane (Orson Welles), Citizen Kane, 1941.
16. “Më quajnë ZOTI Tibbs!” — Virgil Tibbs (Sidney Poitier), In the Heat of the Night, 1967.
15. “E.T., telefono në shtëpi.” — E.T., E.T. the Extra-Terrestrial, 1982.
14. “Kjo është lënda nga e cila janë bërë ëndrrat.” — Sam Spade (Humphrey Bogart), The Maltese Falcon, 1941.
13. “Të duash do të thotë të mos kesh nevojë të thuash kurrë ‘më fal’.” — Jennifer Cavilleri (Ali MacGraw), Love Story, 1970.
12. “Më pëlqen era e napalmit në mëngjes.” — Kolonel Bill Kilgore (Robert Duvall), Apocalypse Now, 1979.
11. “Ajo që kemi këtu është një dështim i komunikimit.” — Kapiteni (Strother Martin), Cool Hand Luke, 1967.
10. “Po flet me mua?” — Travis Bickle (Robert De Niro), Taxi Driver, 1976.
9. “Vendosni rripat e sigurimit… sonte do të ketë shumë turbulenca!” — Margo Channing (Bette Davis), All About Eve, 1950.
8. “Forca qoftë me ty.” — Han Solo (Harrison Ford), Star Wars, 1977.
7. “Ja ku jam, DeMille. Jam gati për planin tim të parë të afërt.” — Norma Desmond (Gloria Swanson), Sunset Boulevard, 1950.
6. “Hajde… ma bëj ditën.” — Harry Callahan (Clint Eastwood), Sudden Impact, 1983.
5. “Për shëndetin tënd, vogëlushe.” — Rick Blaine (Humphrey Bogart), Casablanca, 1942.
4. “Toto, kam përshtypjen se nuk jemi më në Kansas.” — Dorothy Gale (Judy Garland), The Wizard of Oz, 1939.
3. “Nuk është kjo çështja. Është çështje klase! Mund të isha bërë kampion. Mund të isha bërë dikush, në vend që të isha askushi, siç jam tani.” — Terry Malloy (Marlon Brando), On the Waterfront, 1954.
2. “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” — Don Vito Corleone (Marlon Brando), The Godfather, 1972.
1. “Sinqerisht, nuk ma ndien fare.” — Rhett Butler (Clark Gable), Gone with the Wind, 1939.

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.