☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.28%
DOW 53,523 ▼0.09%
NASDAQ 26,418 ▼0.47%
NAFTA 83.46 ▼0.08%
ARI 4,522 ▼3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,894 ▼ -3.23% ETH $2,444 ▼ -3.04% XRP $1.3889 ▼ -4.92% SOL $104.8200 ▼ -3.32%
S&P 500 7,709 ▼0.28 % DOW 53,523 ▼0.09 % NASDAQ 26,418 ▼0.47 % NAFTA 83.46 ▼0.08 % ARI 4,522 ▼3.05 % S&P 500 7,709 ▼0.28 % DOW 53,523 ▼0.09 % NASDAQ 26,418 ▼0.47 % NAFTA 83.46 ▼0.08 % ARI 4,522 ▼3.05 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Cipras: Athina dhe Shkupi së shpejti do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit

Athina dhe Shkupi së shpejti do të gjejnë një zgjidhje mbi çështjen e emrit të Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri grek,  Aleksis Cipras.

“Ne kemi hapur një dritare”, deklaroi Cipras për televizionin shtetëror grek, ERT, duke shtuar se përmes marrëveshjes do të mund të përfitojnë të gjitha vendet e rajonit.

Një ditë më parë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi për një televizion lokal se ai është gati të takohet me lidershipin grek për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë deri në korrik.

Athina dhe Shkupi kanë patur mosmarrëveshje lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 1991.

Greqia pretendon se përdorimi i termit Maqedoni nënkupton një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër si pjesë e trashëgimisë së saj historike dhe kulturore.

Grekët  kanë akuzuar qeverinë në Shkup për uzurpimin e emrit dhe të historisë nga zgjedhja e simbolit diellor për flamurin e saj në kremtimin e Aleksandrit të Madh , që është shfaqur në artin e lashtë grek në periudhën midis shekujve VI dhe II para Krishtit.

Bisedimet që zgjatën rreth 20 vjet nën patronazhin e OKB-së, kanë qënë të pafrytshme.

Tensionet midis dy vendeve janë ulur pas ardhjes në pushtet të Zaev dhe socialdemokratëve të tij, verën e kaluar.

Zaev duket i vendosur për të kapërcyer kundërshtimin grek lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.