Rajoni

Cipras: Greqia dhe Qiproja faktor stabiliteti në rajon

Greqia dhe Qiproja përbëjnë një faktor stabiliteti në një rajon të përfshirë nga konfliktet dhe destabilizimi, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, në përfundim të një takimi me presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadhis.

cipras-qipro“Ne kemi vendosur të organizojmë një konferencë tripalëshe me Egjiptin që do të kontribuojë në garantimin e paqes dhe stabilitetin në rajonin e gjerë të Mesdheut lindor”, theksoi Cipras para se të shtonte se konferenca tripalëshe Greqi-Qipro-Egjipt përbënte një ftesë për forcat e tjera të rajonit për të bashkëpunuar gjithashtu në kuadër të principeve ndërkombëtare të OKB-së.

Objektivi ynë është vendosmëria për të vazhduar bisedimet shumëkomunitare deri sa të kurorëzohen me sukses në kuadër të një zgjidhjeje të drejtë dhe afatgjatë të çështjes qipriote”, shtoi kryeministri grek.

Gjatë takimit ata diskutuan gjithahstu për veprimet provokuese nga Turqia dhe ndikimin e tyre për zgjidhjen e çështjes qipriote.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button